• |
ide | kryesore

Caktohet data e gjyqit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump

Lajme, Të fundit
Gjykatësi cakton 25 marsin si datë për gjyqin ndaj ish-presidentit Trump



Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të dalë para trupës gjyqësore më 4 mars 2024 në Uashington, DC në lidhje me akuzat për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, raporton Reuters.

Gjykatësja amerikane Tanya Chutkan caktoi një datë gjyqi, më 4 mars për çështjen federale në Uashington, një nga katër ndjekjet penale me të cilat përballet ish-presidenti.

Vendimi i Chutkan do të thotë se Trump ka të ngjarë të dalë në gjyq në të paktën tre raste të veçanta penale, ndërsa ai po bën fushatë për nominimin e partisë për tu përballur me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit 2024.

Trump i ka hedhur poshtë të 4 akuzat penale kundër tij, duke pretenduar se janë përpjekje të motivuara politikisht për ta penguar kthimin e tij në pushtet. Ai është deklaruar i pafajshëm për tre prej akuzave, ndërsa më 6 shtator do të dalë para gjykatës së Xhorxhisë për rastin e katërt. Ish-presidenti gjithashtu pretendon, pa dhënë asnjë provë, se Chatkan është e njëanshëm ndaj tij.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *