• |
ide | kryesore

FOTO/ Nga kërcimtare, në miliarderen më të re të Rusisë

Arkiva, Lapsi Leaks
rusisë



Ajo është miliarderja më e re e Rusisë. Vetëm 21 vjeç, Varvara Skoch ka një pasuri magjepsëse prej 2 miliardë paundësh dhe tashmë është objektiv i sanksioneve nga Britania e Madhe, SHBA dhe Ukraina për shkak të lidhjeve të saj të ndyra me Vladimir Putin.

Bukuroshja bjonde është një nga 10 fëmijët e manjatit rus të minierave dhe metaleve, Andrei Skoch. Ai është një deputet i vendosur pro-Putinit dhe që përfaqëson rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën. Babai i saj 57-vjeçar ka një pasuri mbi 6 miliardë paund. Emri i tij u vu nën sanksione nga SHBA në vitin 2018 për “lidhje të gjata me grupet e organizuara kriminale ruse”.

Vavaria is the daughter of oligarch and Putin ally Andrei Skoch

Vajza e tij ka tashmë aksione në kompaninë e tij duke hedhur rrënjë në shoqërinë e elitës ruse. “The Sun” ka publikuar foto të saj që zbulojnë një jetë me pasuri të jashtëzakonshme, kohë të kaluar në festa ekstravagante ose udhëtime për pushime luksoze jashtë vendit me partnerin e saj, djalin e ministrit më të pasur të Putinit.

Duket se ajo e ka konsoliduar lidhjen me Evgeny Manturov. 25-vjeçari është djali i zëvendëskryeministrit rus Denis Manturov, i cili luan një rol kyç në menaxhimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës. Çifti i ri është parë shpesh duke shijuar skijimin dhe patinazhin në Zvicër apo pushimet në plazhet e Seychelles. Ajo ishte një balerinë që nga fëmijëria, por ka luajtur një rol kyç në biznesin familjar.

She is worth £2billion despite ongoing sanctions on Russia's connected to the despot

Në mars, ajo dhe partneri i saj u quajtën “yje në rritje” për vallëzimin latin ndërkombëtar nga gjyqtarët e “Crystal Ball 2023”. Vavaria thuhet se ka një pasaportë qipriote dhe ruse dhe ka lidhje të forta me Londrën, ku ajo zotëron një rezidencë të madhe në St John’s Wood.

Vavaria është 1 nga vetëm 7 miliarderet femra në Rusi. Më parë nuk kishte më shumë se 3 gra në listën e të pasurve rusë. “Është interesante se 4 nga 7 [gratë] miliardere janë të reja në renditje. Kjo për faktin se në vitin 2022, për shkak të presionit të sanksioneve… Miliarderët rusë filluan të reduktojnë aksionet e tyre në asete dhe t’i transferojnë ato te të afërmit (ose menaxherët e punësuar) – thotë “Forbes Rusia”.

Ajo dyshohet se mban një pjesë të konsiderueshme, prej 15% në kompaninë e ish-aksionerit të Arsenalit dhe partnerit të biznesit të babait të saj, Alisher Usmanov. ©The Sun, LAPSI.al

The dancer's love interest is the son of another Putin crony and billionaire oligarch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *