• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lajme, Të fundit
Sinoptikania tregon çfarë do të ndodhë me motin në ditët e ardhshme



Vendi ynë do të jetë me vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa reshje disi më të pakta do të ketë në zonat malore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë pasdites ku rrebeshet e shiut do të jenë prezente. Po ashtu priten edhe stuhi të vogla e të forta ere dhe breshëri në zona të izoluara. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në vend.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 60 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës gjatë paradites do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar shiu në të gjithë Kosovën ku herë pas here do të jenë rrebeshe. mbeten prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes në të gjithë territorin e Kosovës, por më të fokusuara do të jenë në zonat lindore. Nata vonë sjellë përmirësim gradual të motit në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në orët e para të ditës do të dominohet nga intervale me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore. Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë republikën e Maqedonisë së Veriu ku priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu. Pritet që mbrëmja dhe nata vonë të dobësojnë reshjet në një pjesë të mirë të vendit, por mbeten prezente në zonat veriore të MV.

Europa

Europa lindore dhe juglindore paraqiten me alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Gjithashtu Europa jugperëndimore do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike. Ndërsa gadishulli i Ballkanit dhe zonat përreth alpeve të Europës pritet të jenë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu si edhe shkarkesa elektrike. Po ashtu me vranësira, reshje shiu dhe mini- stuhi të forta ere mbetet gadishulli Skandinav dhe rajoni i Balltikut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *