• |
ide | kryesore

I konsideruar si “Zoti i drogës”, kush është Alket Hatija që u arrestua sot në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alket Hatija



Alket Hatija, një eksponent i njohur në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, është arrestuar sot në Durrës me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë. 50-vjeçari, i njohur ndryshe edhe si ‘Zoti i drogës’, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi gjykata e Apelit e kishte dënuar atë me 20 vite burgim.

Hatija ka vuajtur 16 vite burg në Shqipëri për trafik droge, por nuk i njihen në Itali, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.

Lexo më tej: Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet Alket Hatija në Durrës 

Në qershor të vitit 2021, Hatija në një intervistë për News24, e ka quajtur vendimin e autoriteteve italiane si ekstrem, pasi ka shlyer 16 vite burg në Shqipëri. “Për mua ka qenë një vendim ekstrem. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë. Jam dënuar 16 vjet. Dënimin e kam kryer, nuk mund të dënohem dy herë për të njëjtën çështje”, ka thënë ai për News24.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *