• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga në Thumanë, lëndohen dy turiste

Lajme, Të fundit
francez, Elbasan



Dy shtetase të huaja kanë pësuar një aksident orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit në Thumanë. Teksa dy turistet po udhëtonin drejt Tiranës, kanë humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën anësore dhe më pas kanë përfunduar jashtë rrugës.

Patrulla e policisë ka njoftuar autoambulancën dhe më pas dy turistet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ata janë dëmtuar lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *