• |
ide | kryesore

Tetë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Arkiva, Lajme, Të fundit
policia, tirane,



Policia e Tiranës ka arrestuar tetë persona për vepra të ndryshme penale.

*Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

*Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin L. G., banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– D. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 1900 euro, një shtetasi;

– E. D., 42 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin Sh. M., pasi gjatë kontrollit të aparatit celular të shtetasit E. D., në ambientet e lokalit të shtetasit Sh. M., shërbimet e Policisë gjetën faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin B. Sh., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale ”Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Q. F., banues në Arramenas, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si dhe ka kanosur me fjalë djalin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *