• |
ide | kryesore

Selena Gomez: Çfarë kërkojë tek një mashkull?

Paparazzi, Slider



Selena Gomez mund të jetë duke e shijuar epokën e saj të beqarisë, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk po mendon për të ardhmen.

E megjithëse kënga e saj më e re “Single Soon” është një festë e të qenit vetëm, 31-vjeçarja së fundmi ka zbuluar se çfarë do të dëshironte nga një partner. “Duhet të jetë i lezetshëm,” ndau Selena në SiriusXM Hits 1 LA me Tony Fly dhe Symon. “Jo i lezetshëm në kuptimin që njerëzit mendojnë se je i lezetshëm. Thjesht duhet të jetë i mirë, të më bëjë  të qesh dhe gjithashtu të jesh i mirë me familjen time dhe njerëzit rreth teje.” “Unë mendoj se kam standarde,” shpjegoi ajo.

E ndërsa pret personin e duhur, Gomez e bëri të qartë se po e shijon beqarinë. “Mendoj se të gjithë kalojnë fazën e ‘oh, do të ishte mirë të kishim dikë’ dhe e kuptoj këtë,” vuri në dukje ajo.” Por unë thjesht po kënaqem aty ku jam dhe thjesht dua të jem e lumtur me atë që jam, në mënyrë që sa herë që ai person të vijë në jetën time, unë thjesht mos të jem ky person i pasigurt që kam qenë normalisht.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *