• |
ide | kryesore

Haaland bën tre, City pesë: Chelsea shpenzoi gjysëm miliardi në merkato për ta mundur Nottingham

-Instant, Sport, Video
Haaland



Në javën e katërt të Premier League, Manchester City konfirmohet në krye të renditjes falë fitores 5-1 ndaj Fulham. Vendosi një tregolësh i Haaland dhe realizimet e Alvarez dhe Aké. Tottenham është i dyti -2 ndaj Citizens falë goleadës në Burnley. 5-2 me tre gola të Son, ndërsa festës iu shtua Romero dhe Maddison. Dështim tjetër i Chelsea. Nottingham bën një goditje 1-0 në Stamford Bridge, me golin e Elanga në fillimin e pjesës së dytë.

MANCHESTER CITY-FULHAM 5-1

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City fitoi 5-1 me Fulham dhe mban kryesimin e tabelës së Premier League me pikë të plota pas katër javësh. Citizens kaluan në avantazh falë argjentinasit Julian Alvarez, pas një asist të Haaland në minutën e 31′. Epërsia zgjati vetëm dy minuta, sepse Ream barazoi për Cottagers pas një goditje këndi. Pikërisht kur barazimi në pjesën e parë dukej i pashmangshëm, Aké shënoi në minutën e pestë shtesë me një goditje me kokë. Erling Haaland pastaj vulosi fitoren e City në pjesën e dytë. Norvegjezi shënoi fillimisht në minutën e 58′, duke nënshkruar trisin e vendasve. Sulmuesi gjeti golin e dytë në minutën e 71′ falë penalltisë së shkaktuar nga Andreas Pereira. Në fund ai realizoi trigolëshin në aksionin e fundit të ndeshjes në Etihad, falë një asisti të Sergio Gomez. Tashmë janë 6 gola në 4 ndeshje në kampionat për ish-lojtarin e Dortmund. City feston sërish dhe mbetet i pari me +2 ndaj vendit të dytë, me 12 pikë të grumbulluara nga 12 në dispozicion.

BURNLEY-TOTTENHAM 2-5

Tottenham harron humbjen me penallti në Carabao Cup me Fulham dhe mposht Burnley, duke konfirmuar vendin e dytë. Spurs, bashkë me West Ham janë -2 nga City (në pritje të Liverpool dhe Arsenal). Protagonist absolut është Son, por fillimi i londinezëve nuk ishte më i miri. Në fakt, kaluan vetëm 4 minuta dhe Foster kaloi në epërsi Clarets, duke mposhtur Vicario. Spurs, megjithatë, e kompensuan menjëherë falë koreanojugorit, i shërbyer në zonë nga Solomon. Megjithatë, në pjesën e parë, goditja e Romeros në hyrje të zonës i dha miqve epërsinë para pushimit. Në pjesën e dytë Maddison (54′) dhe dy golat e tjerë të Son (63′ dhe 66′) fiksuan rezultatin në 5- 1. Goli i fundit i Brownhill (94′) shërbeu vetëm për statistika. Postecoglou kompenson eliminimin e tij në kupë dhe qëndron në vazhdën e City me Son që i përgjigjet Haaland.

CHELSEA-NOTTINGHAM 0-1

Kampionati i Chelsea ende nuk ka marrë hov, në humbjen e dytë në Premier dhe tashmë -8 nga kreu. Në Stamford Bridge, Nottingham buzëqesh. Mundësia e parë ishte për miqtë me Awoniyi, i cili goditi shtyllën në të djathtë të Sanchez. Avantazhi gjithësesi erdhi në fillimin e pjesës së dytë. Elanga, i cili hyri në lojë në shtesën e pjesës së parë, u shërbye nga Awoniyi, para se të mposhtte portierin e Blues. Pochettino u përpoq me gjithçka për të barazuar, duke futur nënshkrimin e ri Palmer dhe Mudryk, por nuk shkoi përtej një tentative të Jackson. Pastaj Thiago Silva u ndal nga Turner dhe Sterling nuk bëri dot më mirë në fund të ndeshjes. Chelsea është konfirmuar larg emrave të mëdhenj si në renditje ashtu edhe në lojë. Blues parakalohen nga Nottingham, tashmë me 6 pikë ndaj 4 të londinezëve.

SHEFFIELD UNITED-EVERTON 2-2

Përfundon 2-2 mes Sheffield dhe Everton, me Beto që bëri debutimin e tij në Premier League. Toffees kaluan menjëherë në avantazh në minutën e 14′ me Doucouré. Megjithatë, mes minutës së 33′ dhe kohës shtesë të pjesës së parë, vendësit u rikthyen falë goditjes së Archer, i cili në shtesë goditi shtyllën dhe shkaktoi autogolin e Pickford. Në minutën e 55′ Danjuma bëri 2-2, më pas në minutën e 99′ Pickford ishte i mrekullueshëm me dy pritje fillimisht në traversë dhe më pas në shtyllë, duke ruajtur pikën e parë në kampionat të Everton dhe Sheffield.

Lexo më tej: Premier League e merkato rekord: më shumë se 2 miliardë euro blerje, Chelsea i ekzagjeruar me Rice e Caicedo

BRENTFORD-BOURNEMOUTH 2-2

Barazim in-extremis për Brentford, që ndaloi Bournemouth në 2-2. Bees kaluan në avantazh në minutën e 7′ me anë të Jensen. Por në minutën e 30′ Solanke barazoi për Cherries. Në pjesën e dytë, përmbysja e miqve u duk se u kompletua me golin e Brooks në minutën e 77′. Por Mbeumo, në minutën e tretë shtesë, i dha Brentford një pikë të çmuar. Vendasit ngjiten në kuotën 6 pikë dhe konfirmohen të pamposhtur në këtë fillim sezoni. Në kuotën 2 dhe ende pa sukses, ndërkohë, Bournemouth.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *