• |
ide | kryesore

Premier League e merkato rekord: më shumë se 2 miliardë euro blerje, Chelsea i ekzagjeruar me Rice e Caicedo

-Instant, Sport
Caicedo



Merkato e zakonshëm e një planeti tjetër. Shpenzimet totale i tejkalojnë 2 miliardë euro, me vetëm Chelsea që ka kaluar shifrën e 500 milionëve. Rekordi për lojtarin më të shtrenjtë në historinë angleze është prekur dy herë. Së pari nga 122 milionë euro përfshirë bonuset që Arsenal pagoi te West Ham për Declan Rice. E më pas nga 133 milionë euro që Chelsea dorëzoi te Brighton për Moises Caicedo. Në anën tjetër, vlerësime që janë jashtë merkatos për pjesën tjetër të ligave të mëdha në Evropë. Ashtu si ajo që bëri Al Ittihad për Salah, me Liverpool që refuzoi 175 milionë, për yllin e tij egjiptian, që Liga Saudite donte të bënte xhevahir në kurorën e saj. Edhe për këtë, pavarësisht parave saudite, Premier mbetet zot i merkatos.

VERA E MESFUSHORËVE

Ishte vera e mesfushorëve, me mbi një miliard euro të investuar. Një shifër në të cilën kontribuoi edhe Sandro Tonali, të cilin Neëcastle ia rrëmbeu Milan për 70 milionë. Liverpool e ka ribërë tërësisht mesfushën, por të gjithë të mëdhenjtë, duke filluar nga City kampion i gjithçkaje, kanë shtuar lojtarë në repart. Ishte gjithashtu merkato për të rinjtë, për talentet e mundshme. Caicedo, më i paguari ndonjëherë, është 21 vjeç. 10 nënshkrimet më të shtrenjta të sesionit janë të gjithë nën 25 vjeç, me një moshë mesatare 21.9. Pesë skuadra kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë, 12 nga 20 kanë kaluar mbi 100. Përjashtim bën Luton i sapo promovuar, me merkaton e tij prej 20 milionësh.

EKUILIBRAT

City mbeti skuadra për t’u mposhtur edhe falë 252 milionëve të shpenzuara. Mbërritën dy titullarë të rinj si Gvardiol (blerja e tretë më e shtrenjtë, 90 milionë) dhe Kovacic e dy talente si Matheus Nunes dhe Jeremy Doku, të zgjedhur për të mos u penduar për largimet e Gundogan dhe Mahrez dhe dëmtimin e De Bruyne. Arsenali u përpoq të zvogëlonte diferencën me 244 milionë të investuar te Rice, Havertz dhe holandezi Timber, menjëherë i dëmtuar. United bëri pazar në Itali duke marrë një portier (Onana nga Inter), një qendërsulmues (Højlund nga Atalanta) dhe një mesfushor (Amrabat, i huazuar nga Fiorentina, një nga goditjet e ditës së fundit). E megjithatë, Red Devils mbeten forca e tretë. Ashtu si Neëcastle, që mbetet prapa me Liverpool (Szoboszlai blerja më e shtrenjtë, 70 milionë) por kanë një dëshirë të madhe për të mbushur boshllëkun.

Chelsea ka shpenzuar sërish sa kampionate të tëra dhe ka përmbysur ekipin duke u fokusuar më shumë se kushdo te premtimet. Caicedo dhe Lavia kushtojnë gjithsej 196 milionë (më shumë se sa kanë shpenzuar 15 nga 20 ekipe). Por së bashku bëjnë 40 vite dhe as 75 paraqitje në Premier League. Mes atyre që qëndrojnë prapa Tottenham ka paguar pothuajse 270 milionë (për Vicario dhe Udogie) për të harruar shitjen e shkëlqyer të Harry Kane, yllit më të madh që ka lënë Premier League (për 115 milionë plus bonuse). E Spurs edhe goditja e fundit: Johnson nga Forest për 50 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *