• |
ide | kryesore

Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës/ Zbulohen emrat që e bojkotuan

Arkiva, Lajme, Të fundit
Basha



Partia Demokratike (e vulës) që tashmë drejtohet edhe zyrtarisht nga Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë mbrëmjen e kësaj të diele. Mbledhja vjen vetëm një ditë pas punimeve të Kuvendit Kombëtar të mbajtur pasditen e së shtunës. Në këtë Kuvend u miratuan ndryshime në statut që i japin më shumë pushtet Lulzim Bashës. Kuvendi u kritikua nga shumë prej anëtarëve të kësaj force.

Mësohen se në mbledhjen e kryesisë së tij, nga 30 anëtarë, të pranishëm në sallë vetëm 14 prej tyre: Lulzim Basha, Arbi Agalliu, Mirela Karabina, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, Fitim Zekthi, Indrit Sefa, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Taulanda Jupi dhe Orjola Pampuri.

Megjithatë u tha se shumica u sigurua për shkak të 5 anëtarëve që merrnin pjesë online në mbledhje: Agron Kapllanaj, Jemin Gjana, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka. Nuk kanë marrë pjesë në mbledhje: Gazmend Bardhi, Dhurata Çupi, Jonila Godole, Helidon Bushati, Juela Hamati, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi. Siç dihet kanë dhënë dorëheqje Jorida Tabaku, Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Ky eshte i pabesueshem.

    Copa e Gomarit.

    Pa profesion.

    Per Jurist, NUK ben nje Lek, se kurre NUK ka bere ndonjehere pune te vertete. QYL I ka shku jeta, dembelit dhe ge jeshtarot.

    Ky e ha Turpin me buke, dhe thote me sill dhe nje gote vere.

    Sharlatan, hesapi.

  2. Interesant! Pse asnjehere nuk permendet Zheni Gjergji???
    Se e kam vene re edhe here te tjera.
    NUK figuron tek asnje nga dasite

  3. Unë nuk u befasova nga lëvizjet e Bashës, sepse në Shqipëri , si shumë gjëra të mira e të këqija që kemi marrë nga Italia,ata që kanë hyrë në politikë në 20 vitet e fundit kanë marrë nga Andreoti, ish Kryeministri e politikani më jetëgjatë në funksione të larta moton e përzgjedhjes.

    Kur Andreoti u pyet se përse mban rrotull njerëz të përfolur për mitmarrje apo lidhje me Mafian tha se “pema që të rritet ka nevojë për plehun”.

  4. Po kete nuk e votojne, ky mba kongrese. Me cfar e cfar i duhet nje kongres i stisur per percarje, se te aredhme ,ska e sdo kete , por qe zgjat me shume jete pushtetit te maskarenjeve.Vetem kjo eshte strategjia, tjeter ska.

  5. Bojkotuesit te mbledhin mendjen se ku do strehoen se erdhi vjeshta e fillojne shirat. Ose te marin kredi e te ndertojne strehen e tyre

    1. Mos e shani nipin e ENVERIT ai është njish misjonin që i ngarkuam për shkatërrimin e PD e rrealizoi pik për pikë, sumë shpejt do marë dhe spërblimini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *