• |
ide | kryesore

Ed Sheeran do ta shohim edhe si aktor, “transformimi” i pabesueshëm i artistit për filmin komedi!

Paparazzi, Slider



Ed Sheeran momentalisht është duke shijuar suksesin e albumit të tij të fundit dhe turin botëror që e ka nisur sërish, megjithatë duket se këngëtari këtë vit e ka zgjeruar “gamën” e krijmtarisë së tij edhe përtej muzikës e do na surprizojë me një rol në një film. Bëhet fjalë për filmin komedi, mjaft të pritur nga publiku britanik, “Sumotherhood”, në të cilin artisti duket se ka një rol, jo protagonist, megjithatë mjaft të rëndësishëm.

Këngëtari britanik do të marrë pjesë në filmin e ri komedi dhe sipas Daily Mail, ai do të luajë një person të pastrehë. Filmi është drejtuar nga Adam Deacon, i cili gjithashtu luan në film.

Sheeran shihet në traileri i filmit ku përmbledhja zyrtare e përshkruan atë si “një parodi të zhanrit borgjez britanik”.

Në fillim të këtij viti, një burim zbuloi për ‘The Sun’ se “Edi luan këtë djalë që është i pastrehë dhe duket si i droguar… ai nuk ka një rol të madh në film por fansat do ta njohin menjëherë”.

Jeremy Corbyn gjithashtu është konfirmuar se do t’i bashkohet kastit së bashku me Jennifer Saunders dhe Denise van Utten, të shkruar nga Adam Deacon, Michael Wu dhe Jazzy Zonzolo.

“Sumotherhood” pritet të shfaqet në kinematë e Britanisë së Madhe më 13 tetor.

 

 

Ndërkohë kujtojmë se Sheeran nuk e ka herën e parë para kamerave, teksa më parë ka qenë pjesë edhe e serialeve si “Game of Thrones” në role shumë të vogla.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *