• |
ide | kryesore

Makthi nuk ka fund, Pogba dëmtohet përsëri por nuk dorëzohet: “Deri në fund “

-Instant, Sport
Pogba



Nga gëzimi i golit të rigjetur, por të anulluar, e deri te shqetësimi për dëmtimin e ri. Sezoni i Paul Pogba nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Goli në Empoli u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje të Vlahovic. Francezi ndjeu një tërheqje në pjesën e pasme të kofshës duke rrezikuar të bjerë përsëri në një vorbull, që, mes një dëmtimi dhe tjetrit, e ka bllokuar prej disa sezonesh tashmë. Pogba do t’i nënshtrohet testeve instrumentale për të kuptuar situatën. Por nuk ka ndërmend të dorëzohet në rrjetet sociale: “Deri në fund”.

Nëse është e vërtetë që sezonet në futboll shpesh mund të përmbysen pas një episodi të vetëm, ajo që ndodhi me Pogba rrezikon të mos jetë një ogur i mirë në atë që duhet të ishte sezoni i rinisjes së tij. Francezi vitin e kaluar, e kaloi kampionatin tërësisht në infermieri. Hyrja në fushë në pjesën e dytë në Empoli ishte e mire. E ai gol i gjetur me të djathtën nga jashtë zonës kishte të gjitha konotacionet për të qenë pika e kthesës që të gjithë, Pogba i pari, që Allegri dhe tifozët prisnin.

Lexo më tej: E bujshme, Juventus e kishte shitur Pogba te Galatasaray: francezi nuk i kaloi vizitat mjekësore

E ndërkohë, përveç befasisë, ka ardhur edhe dëmi. Jo vetëm që goli u anulua, për fajin jo të mesfushorit francez, por në fund të ndeshjes problemi muskulor riktheu retë e zeza mbi kokën e Pogba. Kohët do të përcaktohen nga testet instrumentale. Megjithatë Pogba ka dashur të motivojë tifozët duke komentuar në Instagram: “Deri në fund”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paul Labile Pogba (@paulpogba)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *