• |
ide | kryesore

E bujshme, Juventus e kishte shitur Pogba te Galatasaray: francezi nuk i kaloi vizitat mjekësore

-Instant, Sport
francezi



Lajmi më i bujshëm mund të kishte ardhur në ditën e fundit të merkatos. E madje fare i papritur. Juventus kishte negociuar në fshehtësi shitjen e Paul Pogba. Po aspak te klubet arabe, që ishin interesuar për mesfushorin, po në Turqi. Francezi në fakt, sipas asaj që mësohet, ishte shumë afër transferimit te Galatasaray.

Në Stamboll, te Galatasaray, Pogba do të kishte gjetur njohje të vjetra të futbollit italianë si Icardi dhe Mertens. Porblemi i vërtetë ka qenë dështimi në vizitat mjekësore të ritit. Sipas mediave turke, francezi që nuk është thirrur sërish nga Deschamps për kombëtaren për angazhimet e ardhshme të shtatorit, nuk i ka kaluar kontrollet mjekësore të organizuara nga Galatasaray. Lajmi vjen pak ditë pas rikthimit në fushë të ish-mesfushorit të Manchester United, i cili u pa sërish në fushë të dielën për Juventus-Bologna.

Lexo më tej:Juventus e pret, Deschamps e tmerron: “Kohët e rikuperimit të Pogba të papërcaktuara”

Galatasaray, sezonin e ardhshëm, do të luajë në Champions League. E ky ka qenë motivi përse Pogba ka pranuar të transferohet në Stamboll, pasi kishte refuzuar oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Lojtari shpreson se duke qendruar në futbollin që ka rëndësi, do të mund të bindë Deschamps ta rikthejë në skuadër. Në optikën e francezit është Euro 2024.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *