• |
ide | kryesore

Përplasja mes ish dyshes së pandarë/ Pse arriti Bardhi t’i thotë Bashës qesharak

Arkiva, Kryesore, Lajme
basha bardhi grupi



Edi Rama ka prodhuar sot dy lajme. Atë të ndryshimeve në qeveri dhe atë të caktimit se cili është kreu i grupit parlamentar të opozitës. Ngaqë emrat e ministrave, as të atyre që ikin, as të atyre që vijnë nuk i njeh njeri, debati i dytë ka zënë më shumë vend në media dhe në publik. Ai ka filluar kur kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla njoftoi, në hapje të punimeve, se nga PD i ka ardhur një shkresë, ku i kërkohej që Lulzim Basha të njihej si kryetar i grupit kryesor të opozitës.

Njoftimi i Nikollës që u shoqërua nga gajasja e deputetëve opozitarë e ka një histori. Në korrik, me anë të një farse, Basha u rizgjodh kryetar i një grupimi që e quan PD. Ai mblodhi fundjavën që sapo kaloi forumet e këtij grupimi dhe vendosi që do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar.

Pikërisht këtë estradë Rama dhe Nikolla e marin të mirëqenë duke e trajtuar Bashën si kryeopozitar. Në të njëjtën kohë me atë që ndodhte në kuvend, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve po diskutohej se kush do ta mbante siglën e PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të Kukësit. Edhe aty farsa riprodhohej në përmasa më të vogla. Ndonëse grupimi i Berishës në garën lokale të 14 majit mori mbi 500 mijë vota, pra pesëfishin e atyre që mbajnë vulën dhe që nuk nxorrën dot kandidatë në 2/3 e vendit, sërish KQZ vendosi se opozita përfaqësohet nga Basha.

LEXO ME TEJ:

Basha mbledh mbetjet e vulës. Ata që janë larguar e masakrojnë 

Pra nuk ka më dyshime se rreth nja dhjetë deputetë, që i qëndrojnë Lulzim Bashës nga pas, janë vegla në duart e regjimit të Ramës.

Gazmend Bardhi dhe ata 19 deputetë që e mbështesin janë nga të fundit që e kuptuan këtë. Ata i shkuan ish kryetarit nga pas kur përjashtoi Berishën, kur organizoi kuvendin fallco të 18 dhjetorit 2021, kur mbrojti selinë e PD me trupa paramilitare dhe sambistët e Ramës e madje edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të marsit 2022. Vetëm pasi Basha dha dorëheqjen pas katastrofës elektorale dhe mbeti gjithnjë e më i izoluar, ai filloi të lidhej me pushtetin, emisarët e Edi Ramës dhe Taulant Ballën.

Andi Bushati: Mos e shani Bashën, qeshni me të! 

Sipas një burimi për Lapsi.al brenda këtij grupimi, vetëm pasi doli videoja e takimit sekret, Basha- Balla dhe pasi u pa se Alibeaj me porosi të atij që qëndronte në hije, firmoste në emër të PD për t’i dhënë komisionerët e Vaut të Dejës, Tom Doshit lindën dyshimet e para tek Bardhi dhe të tijët, se ish kryetari i tyre kishte rënë në prehërin e pushtetit.

Pika që derdhi gotën ishte ajo kur Basha vendosi të rikthehet dhe dërgoi një tufë banditësh të shantazhonin anëtarët e të ashtuquajturës kryesi që qenë kundër këtij vendimi. Nga kjo pikë Bardhi dhe rreth 19 deputetë u ndanë përfundimisht nga Basha.

Tratativat për bashkimin e grupit të PD/ Si janë ndarë palët? 

Një pjesë e tyre ia plasën të qeshurës dhe u shkrinë në lot kur Lindita Nikolla paralajmëroi se do ta njihte atë si kryetar të grupit demokrat. Gaz Bardhi, i cili është i zgjedhur me shumicë votash në këtë post, u ngrit në tribunë dhe i tha Nikollit se nuk e zgjedh dot as Rama as Veliaj shefin e grupit të opozitës. Ndërsa kamerat nga larg e kapën duke i thënë Bashës nga afër: “Shko more qesharak! Hipokrit”.

E bukura ishte se as kur deputetët e PD gajaseshin me të, as kur Bardhi i tha qesharak, Bashës nuk i lëvizte asnjë muskul në fytyrë . Ai shfaqej në ekran si një statujë dylli që nuk i bënte përshtypje asgjë. Vetëm më pas, ndoshta ngaqë e ka që u bë baltë, Basha doli para shtypit dhe njoftoi se nuk do ta kryejë vetë funksionin e kreut të grupit, por se do ia delegonte atë njërit prej nënkryetarëve që akoma askush nuk e di se cilët janë.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. A mund të na informoj SPAK nëse objekti i hetimit të tij është Sali Berisha i akuzuar publikisht për gjithë krimet e mundshme në menu, nga krime kundër njerëzimit me urdhërin e bombardimit të jugut në ’97 (kjo e vërtetuar nga dëshmitë e pilotëve, që u ulën në Itali) apo Shpërthimin në Gërdec, deri tek krimi me lejet e ndërtimit, siç është rasti i kompleksit partizani, që ja dha dhëndrit të tij. Jam shumë i sigurtë që publiku do ishte shumë i interesuar.

  2. Bushatit i qenka bere fiksim Basha. Nuk e mendonja qe Basha do ti nxirrte nga kulisat gjithe antiamerikanet e kapur nga mafia politike e ketyre 32 viteve.

  3. Edhe putini nuk e ka caktuar ndonjehere kush eshte kreu i opozites ne rusi.Ai i ka vrare i ka burgosur i ka masakruar,por kurre skemi degjuar te ligjeroi kryetarin e opozites..Kjo eshte maskarada me e madhe qe perendimi me ramen,velin dhe nikollen i bejne shqiperise.Edhe ne vendet koloniale pushtusi emeron qeverite,por kurre opoziten. Nje vend te huajt e pushtojne e masakrojne e coptojne,por eshte e para here ne istorine e ketij planeti,qe emerojne kush duhet te jete opozita dhe kush duhet te jete kryetari i saj.Shqiptaret jane pushtuar nga turqit,serbet,greket,italianet,gjermanet,jane masakruar nga komunistet,por sot shqiptaret jane te pushtuar nga brukseli.Shqiperia eshte koloni e brukselit dhe rama eshte i emeruari i tyre.Turp.Shume turp.Ky eshte fundi i demokracise ne europ.Drejtuesit e brukselit po groposin europen.Europa po shkon me shpejtesi drejt groposjes se saj.Fundi i i europes eshte e afert.Mbajeni mend 2030 nuk eshte bashkimi i ballkanit perendimor ne europ,por shperberja e Bashkimit Europian.

  4. Basha turpin e ka ngrene me kohe por amerikanet kane shkaterruar PD dhe pluralizmin dhe jane bere direkt armiq me 500.000 shqipetare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *