• |
ide | kryesore

Mediat franceze japin detaje: Si u arrestua Behar Bajri

Arkiva, Lajme, Të fundit
franceze



Mediat franceze kanë zbuluar detaje nga arrestimi në këtë vend i shumë të kërkuarit shqiptar Behar Bajri. Sipas informacioneve që ka siguruar media franceze “Europe 1”, Bajri u arrestua nga hetuesit të hënën në Strasburg. I kërkuar nga Interpoli dhe i dyshuar si i përfshirë në atentatin ndaj njërit prej rivalëve të tij, ai do të ekstradohet dhe do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare. Sipas të njëjtave burime, Bajri ka kërkuar azil politik në këtë vend, por kërkesa i është refuzuar.

“Franca nuk është dhe nuk do të jetë strehë e mafies shqiptare” – ka qenë mesazhi i përcjellë nga autoritetet franceze. Sipas medias franceze, 43-vjeçari shqiptar konsiderohet kreu i një klani kriminal shqiptar. Ai dyshohet gjithashtu se është përfshirë në atentatin e një prej rivalëve të tij në Shkodër në veri të Shqipërisë në gusht 2020.

Prokuroria Kombëtare Shqiptare e ngarkuar me luftën kundër krimit të organizuar lëshoi një urdhër-arresti më 26 korrik, të shpërndarë me një njoftim të kuq të Interpolit. Falë hetimeve telefonike, hetuesit e Brigadës Kombëtare të Kërkimit të Arratisur (BNRF) të Zyrës Qendrore për Luftën kundër Krimit të Organizuar (OCLCO) arritën të lokalizojnë kriminelin në qytetin e Strasburgut.

Kanë qenë policët e BRI-së që e prangosën të drejtuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Colmar. Ai po mbahet në qendrën e paraburgimit të Strasburgut, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri. Sipas informacioneve nga Europe 1, Behar Bajri kishte aplikuar për azil që në vitin 2021 në Francë.

Bajri u lirua nga burgu në qershor të vitit 2020. Ai dyshohet se bashkëpunoi me biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe Ervis Martinin si dhe të tjerë në vrasjen e Gjin Boriçit dhe për 3 tentativa vrasjesh të parealizuara në Shkodër dhe Tiranë. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *