• |
ide | kryesore

Opozita, nuk ka bashkim në hipokrizi

1, Ide
andi bushati



Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një hotel në qendër të Tiranës, nuk i ka rezistuar dot dilemave të publikut, pyetjeve të gazetarëve dhe debateve në studio, që vijuan pas takimit të grupit të Berishës me atë të Bardhit. Njëra palë nuk di të thotë nëse ka hequr dorë nga qurravitjet pro atlantike, që i bënë të ngrinin duart me zell për përjashtimin e liderit historik. Ata nuk janë në gjendje as të pranojnë, me gojën plot, nëse do e integrojnë Berishën dhe të zbuarit e tjerë nga grupi parlamentar. Ata shkojnë deri aty sa të pohojnë se po shtrëngojnë duart në emër të atyre mbi 500 mijë zgjedhësve që votuan pro “rithemelimit” në 14 maj, por në absurd të plotë, e injorojnë këtë elektorat që njeh Berishën për prijës, duke vazhduar me refrenin e dalë boje se ata nuk e pranojnë për kryetar.

Nga ana tjetër mbështetësit e doktorit, janë po aq konfuzë. Ata sillen si padronë të vetëm të PD-së dhe nuk përmendin ekzistencën, tashmë të konfirmuar të një mase anti berishiste mes shumicës demokrate. Ata sillen sikur kanë monopolin e opozitarizmit. Ata bëjë sikur harrojnë se janë të mëdhenj brenda të djathtës, por krejt të pamjaftueshëm për t’u bërë mazhorancë në këtë vend. Askush prej tyre nuk guxon ta përmendë se Berisha është i gatshëm të tërhiqet nga posti i kandidatit për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme, ndonëse në 2025 do të jëtë 81 vjeçar. 

Lexo me tej:

Enigmat e bashkimit të dy grupimeve “armike” në PD 

Këto shmangie thelbësore nga thelbi i të vërtetës dhe plot të tjera të ngjashme, e kanë bërë shumë të pabesueshme idenë e një bashkimi real. Shprehja hipokrite se po unifikojmë betejën parlamentare kundër Ramës, jo vetëm që nuk mjafton, por i ngjan më shumë një gjetheje fiku që nuk e mbulon dot humnerën e thellë të betejës vëllavrasëse dy vjeçare. Pyetja ç’do të ndodhë nesër dhe a mund të zihen sërish, është prezente tek çdokush që shqetësohet për fatin e opozitës. 

Për të mbushur këtë boshllëk nuk mjafton vetëm hyrja në tunelin e negociatave, por duhet medoemos të tregohet drita në fund të tij. Dhe në këtë rrugëtim, nga errësira drejt shikimit të qartë, është i domosdoshëm kalimi nëpër disa faza.

Grupi me gati 20 deputetë, që braktisi më në fund Bashën, duhet të bëjë prapa kthehu pa mëdyshje, se vula dhe përfaqësimi i takojnë atij më të votuarit, Sali Berishës. Ata duhet ta pranojnë se gabimi i tyre më i madh politik ishte nënshtrimi me një bindje prej vasali i një “non grat-e” të lobuar me metoda alla McGonigal. Ata s’duhet të kenë asnjë kompleks për të pohuar se administrata Blinken ka rënë në një kurth, i cili duhet denoncuar dhe pas kësaj duhet të rehabilitojnë Berishën brenda grupit të përbashkët parlamentar. 

Bardhi: Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Berishën 

Si kompromis edhe lideri historik duhet të hedhë hapa të mëdha pas. I bindur se ka shumicën e antarësisë, ai nuk mund të fshihet më pas mendësisë autokratike “bashkim përmes votës”. Nëse e ka pasur realisht lejimin e fraksioneve, ai duhet të krijojë hapsirë që grupi i kundërshtarëve të tij, pasi ta ketë njohur për kryetar, të jetë i përfaqësuar me nënkryetarë, me afro gjysmën e kryesisë e të Këshillit kombëtar dhe me një marrëveshje të shkruar, që ata do të kenë një porcion të madh deputetësh në zgjedhjet e ardhshme. Ai nuk mund ta mbajë më kupolën e PD-së si një çerdhe besnikësh. Ai duhet t’ia lërë Gazmend Bardhit drejtimin e grupit të bashkuar parlamentar. Ai duhet të angazhohet se heq dorë nga kandidimi për kryeministër duke hapur jo një proces primaresh, por një angazhim ku pakica të ketë të drejtën e vetos.

“Ti kallim datën dhe tmerrin Ramës”, Berisha flet pas mbledhjes së 43 deputetëve 

Pra, vetëm duke sheshuar çdo paqartësi dhe duke arritur kompromis për çdo kontradiktë, PD-ja mund t’i shpëtojë hipokrizisë se do “bashkëpunojmë vetëm kundër Ramës në parlament”. Sado e mirë të jetë kjo nismë si fillim, ajo nuk jep asnjë garanci se do t’i rezistojë kohës. Dhe mbi të gjitha, përsëritja e saj si shabllon në studiot televizive, e rrënon besimin e publikut kur përballet me pyetjet që u ngritën më lart. Që opozita të jetë vërtet e bashkuar, duhet që të zhgënjyerit nga Luli të njohin ‘non gratën” Berisha si lider dhe që ky i fundit t’u japë të gjithë hapsirën e nevojshme atyre që nesër do të duan ta rrëzojnë, jo si ‘anti amerikan”, po si një politikan që e ka mbyllur ciklin.   

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Problemi eshte se Listat e Kryetareve kane sjelle kete pasoj kur nuk dihet ca peshe politike kane keta njerez!? qe pastaj mund te besh marveshje politike. Gjeja e pare eshte qe vete opozita te ndryshoj “kodin zgjedhor” dhe te futi deputetet e zones dhe secili te peshohet dhe para zgjedhjeve dhe pas.

    1. Evi Kokalari jeton ne Amerike por ka ngelur Shqiptare ne mentalitet! Por nuk eshte vetem! Jane pothuaj te gjithe Shqiptaret,pothuaj te gjithe! Disa dite me pare takova nje cift nga Shqiperia! Ata nuk me njohen sepse vitet ikin dhe ata jane me te rinj se une! Kisha nje parandjenje qe te mos u flisja,sepse e dinja qe kanee ngelur Shqiptare,por meqenese ishte, apo kish qene shok me djalin tim ,i pershendeta duke ju thene kush isha! Dhe ajo qe mendova doli! fjala e pare ne vend te pershendetjes -” Oh sa paske ndryshuar,sikur pa nje kufome te vdekur ne syte e tij” Por mosha nuk fal njeri! Te gjithe plaken pa perjashtim! – “edhe une -me tha kam ndryshuar por nuk njihem”! Dua te them qe jemi primitive ne edukimin tone! Nje Amerikan do te thoshte: – You look good! Very nice to see you again! ne kenaqemi me fatkeqesine e tjetrit! Dhe mbi te gjitha kemi Saliundhe Liken, malesore besnike te krimit! Si rjedhim jo me kot thone qe Shqiptaret nuk dine te bejne shtet!

  2. Kandidatët berishistë për kryebashkiakë u mbështetët në terren nga votues metistë, ndërsa kandidatët metistë për kryebashkiakë u mbështetën në terren nga votues berishistë. Kandidatët bashistë dhe të pavarur për kryebashkiakë garuan vetëm në një numër të kufizuar bashkish.

  3. Berisha ka partinë dhe elektoratin basha ka vulën, bardhi dhe ata 20 deputetë kanë vetëm votën e deputetit.
    Edhe sikur te bashkphen te gjithe edhe basha edhe bardhi edhe meta të gjithë opozitarët të jenë bashkë, rama prapë do i vjedhë dhe do i vëjë si në rrogozhinë ku rifitoi me 1500 vota plus.
    Me Ramën nuk ka zgjedhje.
    Bë skenarin me të mirë rama kap minimumi 71 tom doshi 3 deri 5 Basha do mjaftohet me 1 ose 2 deputetë lsi 3 deri 5 dhe pd e berishes 60 max

    Kshu qe bardhi dhe basha nzk ngrejnë noi peshë në ekektorat

    Doshi dhe meta jane me peshe

    Qe te mundet rama duhet të vijë fermani nga jashtë perndryshe edhe ne 2021 edhe pse masaker në terren usa dhe be nuk u ndjenë shumë. Ndryshe nga 2021 sot me denoncimet e berishes për 2023 osbe odihr be dhe usa janë në pozitë të vështirë sepse duhet te reagojnë, por spo shprehen qarte ende .
    Reforma zgjedhore do tregojë se ca duan perëndimi.

    Prandaj ka sens bashkimi në kuvend sepse në bazë opozita është e bashkuar me noi përjashtim mallakastre

    1. Sakte, fermani nga jashte ka ardhur por nuk e shpalin! Shih gjithsesi Ramen si do izolohet nderkombetarisht ditet ne vazhdim! Bardhi ka vetem votat e njerezve por ka dhe staturen e nje politikani te ri, dhe Berisha duhet t’i hape rrugen per Kryetar ose KM

  4. Bashkimi ne opozite ka ndodhur.
    Opozitaret me pusht-shtetit Rama jane qartesisht te deklaruar e te percaktuar.
    Ato rreth Lyl Bashes me Vulen e PD ne qafe te varur nga ky pusht-shtet, i jane bashkuar atij qe ja dha ate Vule.

  5. Islami u bë deputet i PD-së, Blushi i bëri një opozitë të fortë Edi Ramës në mandatin e parë, madje themeloi edhe një parti me të cilën doli në zgjedhje, ku dështoi e më pas la politikën. Arben Malaj u afrua me partinë e Agron Dukës, ndërsa Ylli Manjani shkoi në LSI, u bë edhe ministër i partisë së Ilir Metës, e sot është më afër Sali Berishës.

  6. Po Rama me Tom Doshin dhe tre deputet e tij non grata po qeveris vendin, cfare trapin doni nga PD qe nuk ka sgje ne dore?

  7. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është I pari që ka shkatërruar zgjedhje, I pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, I pari që ka nxjerr në prit dhe ka varë themeluesin e PD, I pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec, dhe

    I pari që ka pushkatuar njerëz pa u pyetur kurrë për asgjë nga këto me 21 Janar 2011. Si I tillë ai e ka krijuar mitin e të paprekshmit në këtë vend, dhe kërcënimet e tij poshtëruese ndaj SPAK,toma eshte jashte kuvendit,salihu Llaxoren e tirones e kuvendit

  8. Une nuk arrij ta kuptoj se si djali i nje hetuesi te kohes se komunizmit i cili i vogel luante ne preherin e Enverit, ka kellqe te shkruaje editoriale apo aq me teper te hapi nje blog bashke me ate fshatarin tjeter qe thjesht do te qije pidh me kar te shkref.

    Po shkoni mor vrisni veten.

    Ca na harxhoni kot oksigjenin.

  9. Gerdeci tregoi shtetin mafioz te ndertuar nga Sali Berisha,nje nga kriminelet me te medhenj kunder interesave te kombit shqiptar.Ai qendron si Esat Pasha dhe Sllobodan Milloshevici.80 vjec tani eshte politikani me negativ dhe i inkriminuar qe po demton interesat kombetare,mbeshtet terroristin Fredi Bejleri dhe bashkepunon me mafiozin tjeter Ilir Meta.Pa arrestimin e Berishës dhe Metes SPAK ska bere asgje.

  10. Fjala “Foltore” ka ca kohë që ka zënë vend të rëndësishëm në ligjërimin e përditshëm politik e mediatik, por edhe në veprimtarinë politike të opozitës shqiptare. Ashtu si fjalët e tjera shqipe “çajtore, gjellëtore, nevojtore” etj. edhe kjo fjalë tregon një vend ku mblidhen disa njerëz dhe flasin për ndonjë veprimtari plotësore të politikës.

  11. Shoku i paemer i ores 11:28 – Te falenderoj nga zemra qe ke kopjuar ketu te Bushati ato qe une fjale per fjale kam shkruar sot te gazeta Dita. Here tjater mund te vesh emrin tim perposhte kopjes.
    Pershendetje nga Viktor Malaj (edhe une e kam pseudonim)

  12. Berisha është peng i filozofisë së tij dhe viktimë e jetëgjatësisë në politikë. Ndryshe nga sa tenton të vazhdojë të shfaqet, Berisha po demonstrohet peng i atyre që ka filluar të ketë frikë t’u përmendë emrin. Në politikë dhe në botën e krimit. Me dikë e lidhin interesat ekonomike të njerëzve pranë tij, me ndonjë tjetër edhe fati i përbashkët.

  13. gjesti I një torollaku që shkon e heq kurorat dhe I hedh në anë të rrugës, pasi I duket sikur Benet Beci I ka vrarë gjyshin. Babi i Benet Becit ishte një akademik i djathtë që ruante gjuhën shqipe. Nuk ka ndonjë lihje me krimet e komunizmit. Sali Berisha ka qenë Sekretar partie dhe ka internuar një mjeke dhe është përfshirë profesionalisht si mjek në dëmtimin e një të dënuari politik.

  14. Berisha eshte opozita e pushtetit Rama. Opozite tjeter reale ne vend nuk ka (sa per fasade po, eshte ajo partia Lulit qe nuk gjen dot as kandidate ne zgjedhje). Po te kishte tjeter opozite, atehere ky pushtet do ta kishte ne qender te sulmeve mediatike. Dihet mire e shihet qarte se mes pushtetit Rama e “opozites zyrtare” Basha nuk ka fare lufte politike. Pushteti Rama dhe “opozita” Basha jane si PPSH e Rames Pare Alia me ato “Fronti demokratik” etj, ne 1991.

  15. Z. Bushati, juve si anetare te shtreses me te lexuar te kesaj Shqiperie, ashtu si te gjithe opinion-beresit e lajm-perçuesit gazetare te kesaj Shqiperie, pra si anetar i asaj shtrese elitare nga financat dhe nga mendte e kokes, POR edhe si anetar i pushtetit te 4et, pas eksperiencave Tuaja direkte me kete pushtet aktual, ju duhej te ishit perkrah Sali Berishes, si personi i vetem qe perfaqeson me Vote opoziten, dhe qe si i tille u sulmua padrejtesisht sepse pa prova nga pushteti duke korruptuar nje agjent te FBIse se ShBAse. Dhe nese eshte vertetuar qe ky pushtet kuprupton ne ate nivel, do te thote se ky pushtet eshte totalisht i korruptuar. Ky pushtet ka aplikuar Princin Makiavelik, dhe ia ka arritur. Prandaj, edhe juve duhet t’i bashkoheni opozites, e cila prihet, edhe nje here, nga i vetmi politikan i sprovuar dhe i votuar demokratikisht. Mirepres vetem pozitivitet konstruktiv per levizjes opozitare te lire nga çdo presion kunder demokracise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *