• |
ide | kryesore

Pa Schick e pa Brojën, por njësoj sfidë për kreun e grupit: Sylvinho përgatit “kurthin” për vendin e parë

-Instant, F1, Sport
Sylvinho



Dita e të vërtetës: Shqipëria është gati për sfidën vendimtare ndaj Çekisë (ora 20:45), e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Në stadiumin “Fortuna Arena” kuqezinjtë e Sylvinho do të kërkojnë të bëjnë parakalimin në krye të Grupit E. Vendasit kanë një pikë më shumë pas tre ndeshjesh, por me Poloninë që vjen pas tre ditësh në Tiranë, kjo bëhet një ndeshje për të mos u humbur.

FORMACIONI

Nuk do të mungojnë surprizat për sa i përket i titullarëve. Porta do t’i besohet Etrit Berishës, i kthyer titullar pas transferimit te Empoli. Në mbrojtje me shumë mudnësi do të rreshtohen, Elseid Hysaj nga e djathta, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti në qendër si dhe Mario Mitaj nga e majta. Sipas asaj që është kuptuar, Balliu duhet ta nisë nga stoli dhe Sylvinho do të insistojë me Mitaj, ashtu si pretendoi edhe gol në konferencën për shtyp. Mesfusha pritet të formohet nga treshja Ramadani, Asllani dhe Bajrami. Të 3 lojtarë të Serie A dhe që e njohin mirë lojën e tyre. Për sa i përket sulmit, ka një balotazh në krahun e majtë mes Uzunit dhe Seferit, ndërkohë që Cikalleshi në qendër dhe Asani nga e djathta duken të sigurtë.

SHQIPËRIA (4-3-3)

Në portë: Berisha
Në mbrojtje: Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj
Në mesfushë: Bajrami, Ramadani, Asllani
Në sulm: Uzuni (Seferi?), Cikalleshi, Asani

Numërimi mbrapsht për përplasjen e rëndësishme me kryesuesen e Grupit E, Republikën Çeke ka nisur. Kuqezinjtë kanë mbërritur tashmë në Pragë, ku sonte do të luajnë kundër formacionit të Silhavit, për vendin e parë të grupit kualifikues drejt Euro 2024. Në 90 minutat e Pragës, që do të luhen në 20.45, mund të ndryshojë edhe kryesuesi i Grupit E, gjithnjë nëse kuqezinjtë ia dalin të fitojnë kundër Republikës Çeke. Sidoqoftë, me cfarëdo rezultati të dalin nga “Fortuna Arena”, kuqezinjtë do të nxitojnë të kthehen në Tiranë, për të përgatitur sfidën e 10 shtatorit kundër Polonisë.

“Beteja” për kreun e rreziku polak

Tre favoritët e Grupit E do të zbresin në fushë të enjten, në një raund që ngjan shumë me vendimtar. Sigurisht, rrugëtimi për të prerë biletën për kualifikim është i gjatë dhe fsheh befasi, por dy ndeshjet që do të luhen në 7 shtator kanë një peshë të madhe, sidomos ajo në Pragë mes kryesuesve të Republikës Çeke dhe Shqipërisë. Me një pikë më shumë pas tre ndeshjeve të para, skuadra e Jaroslav Silhavy me një fitore do të merrte një shkëputje të rëndësishme, por në këtë rast kuqezinjtë do të arriheshin me shumë mundësi edhe nga Polonia në vendin e dytë.

Polakët e Lewandowski kanë për të luajtur në të njëjtën orë me Shqipërinë, në shtëpi, kundër Ishujve Faroe. Të vetmen fitore, skuadra e Fernando Santos e ka kundër kuqezinjve, në debutimin e teknikut Sylvinho. E për më tepër tre ditë më pas do të përsërisin sfidën me Shqipërinë, por në Tiranë. Një kalendar mjaftueshëm për ti kthyer në pozita pretenduese e një motivim për të mos bërë hapa fals ndaj Ishujve Faroe. Kështu, të enjtejn luhet për vendin e parë, me rrezikun polak pas shpine…

Euro 2024 Qualification: Group E

20:45 Czech Republic Albania
20:45 Poland Faroe Islands

# TEAM P W D L F A GD PTS
1 Czech Republic 3 2 1 0 6 1 5 7
2 Albania 3 2 0 1 5 2 3 6
3 Moldova 4 1 2 1 4 5 -1 5
4 Poland 3 1 0 2 4 6 -2 3
5 Faroe Islands 3 0 1 2 2 7 -5 1

Në Çeki, arbitri që tërboi teknikun Mourinho

694 ndeshje, 2400 kartonë të verdhë, 72 të kuq e 216 penallti në një karrierë brilante që e kanë bërë Antony Taylor një prej arbitrave më të mirë të Premier League dhe UEFA-s. Anglezi do të jetë ai që do të vendosë drejtësi në sfidën delikate mes Republikës Çeke e Shqipërisë, që vlen kreun e grupit E kualifikues për Euro 2024. Shifrat tregojnë nivelin e lartë të Taylor, arbitri që tregon lehtësisht kartonin e verdhë, por që është shumë më i matur tek i dyti brenda ndeshjes për të njëjtin lojtar: vetëm 53 në 2400 paralajmërime. Më lehtë anglezi e ka të përjashtojë direkt një lojtar, ndërsa nuk është ndonjë dashamirës i madh i 11 metërshave.

Lexo më tej: “Ndoshta shënon Mitaj si unë”: Sylvinho luan për fitore, me dilema formacioni e Çekinë të studiuar në video

44 vjeçari megjithë vlerësimet për të, nuk i ka shpëtuar pothuaj asnjëherë polemikave. Kontestimet e fundit ndaj Taylor kanë qenë ato të finales së Europa League mes Sevillas dhe Romës. Episod që bëri Joze Mourinho të dilte nga vetja, duke shkuar për tu konfrontuar me të në parkingun e stadiumit. Për Taylor do të jetë hera e parë që gjykon kuqezinjtë, por do të jetë e para edhe për Çekinë. Bashkë me Taylor, do të jetë asistentët anglezë Gary Besweek, Lee Bets dhe Craig Pawson. Një skuadër arbitrash tipike britanike që do të lejojë kontraste të forta, ndaj të cilave sigurisht që kuqezinjtë e Sylvinho duhet të përshtaten dhe t’i shfrytëzojnë nëse është e mundur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *