• |
ide | kryesore

“Ndoshta shënon Mitaj si unë”: Sylvinho luan për fitore, me dilema formacioni e Çekinë të studiuar në video

-Instant, F1, Sport, Video
Sylvinho



“Nesër në mëngjes do të zhvillojmë dhe një seancë të fundit. Kush është në 100%-shin e tij do të zbresë në fushën e lojës si titullar. Është një ndeshje që kërkon nivel përqendrimi shumë të lartë. Nëse ka diçka që duhet t’i thuhet lojtarëve në përgatitje është se në këto ndeshje, përqendrimi nuk duhet të mungojë”. Sylvinho është gati për betejën në Pragë me Republikën Çeke, kryesuese të Grupit E kualifikues drejt Euro 2024. Kuqezinjtë e dinë që janë përpara një ndeshje shumë të rëndësishme, për shanset e kualifikimit. E di mirë edhe tekniku brazilian që nuk bën lojëra fjalësh: “Unë jam absolutisht i bindur se 23 lojtarët që kam në skuadër nesër do të zbresin në fushën e lojës për të fituar. Duam të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të marrim pikë. Llogari nuk dua të bëj, ne jemi 100% të përqendruar te kjo ndeshje me Republikën Çeke”.

JO SI NË POLONI…

Shumë shpesh jemi dënuar nga episode, nga një moment humbje përqendrimi. Pikërisht si ajo në debutimin e teknikut Sylvinho në Varshavë me Poloninë. Ndoshta edhe për këtë, Sylvinho insiston te ky aspekt: “Në ndeshje si kjo merr vlerë dhe shprehja që nuk fiton skuadra që bën më shumë. Ajo që bën më pak gabime mund të marrë maksimumin. Është një ndeshje që në nivel teknik dhe taktik është shumë lart. E ndodhta një gabim i vogël mund të hedhë në erë gjithçka, mund të humbasë ndeshjen. Kjo është ajo që duhet të bëjmë këtë herë, të jemi të fokusuar në maksimum. Luajmë ndaj një kundërshtari mjaft të fortë si Çekia, luajmë në një stadium shumë të mirë. Kemi lojtarë të mirë në dispozicion, i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin”.

“I FIKSUAR” ME NDESHJET E ÇEKISË

Vetëm dy ditë kohë, nga nisja e grumbullimit në sfidën e Pragës. Pak për të përgatitur ndeshjen me kryesuesit e grupit, por që Sylvinho nuk e përdor për alibi: “Kam parë shumë ndeshje të Çekisë. Ndërsa isha me pushime, kam parë 7 ndeshje të Çekisë dhe të tjera pas 31 korrikut kur jam kthyer në punë. Kemi analizuar Çekinë – vazhdoi braziliani -. Kemi parë thuajse të gjitha ndeshjet si staf dhe momentet kryesore. Janë ekip shumë i organizuar, vlerësoj dhe trajnerin e tyre që është me Çekinë që prej 2008. Lojtarët çekë janë shumë të fortë, sidomos në aspektin fizik, të gjatë. Mund të mbërrijnë në zonën kundërshtare me 4-5 lojtarë dhe janë shumë të rrezikshëm”.

Lexo më tej: “Shumë mirë që mungon Schick, por Çekia njësoj e fortë”: Gjimshiti tregon masat e marra për gjatësinë e çekëve

GOLI “I HIDHUR” I SYLVINHO

Në Pragë, Sylvinho mban mend mirë golin e shënuar kur luante për Arsenal, në Champions League. Nxitja në këtë rast është e gjitha për Mitaj: “Nuk është një kujtim i bukur për mua sepse unë shënova në atë ndeshje, por ne e humbëm ndeshjen. Më pëlqen Praga. Shpresoj të shoh një gol të bukur si ai që shënova unë. Ndoshta shënon Mario”.

https://youtu.be/BxuN-nrLOYk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *