• |
ide | kryesore

“Shumë mirë që mungon Schick, por Çekia njësoj e fortë”: Gjimshiti tregon masat e marra për gjatësinë e çekëve

-Instant, F1, Sport, Video
Schick



“Sigurisht që mund tia dalim. Jemi një grup me më shumë eksperiencë, me lojtarë të rinj që japin më shumë. Kemi besimin që është 100% te vetja. Nëse nuk beson, gabon që luan në këto ndeshje. Me Çekinë gjithmonë vendimtare janë tre pikët. Janë pesë ndeshje finale në të cilat do të japim maksimumin. E më pas do të shohim ku do të renditemi”. Këto janë fjalët e Berat Gjimshitit në konferencën për shtyp të vigjiljes.

Mbrojtësi është gati të bllokojë çdo tentativë të Çekisë, që mbetet e rrezikshme edhe pa prezencën e Patrick Schick. “Forca e Çekisë nuk është individualiteti. Është ekipi që ka një forcë të madhe me lojtarë që luajnë në skuadra të mëdha. Unë e njoh Patrick Schick, është një lojtar shumë i fortë. Besoj se do rikthehet shumë më i fortë edhe ai. Por Çekia mbetet një skuadër shumë e fortë dhe favorite për t’u kualifikuar”.

ÇËSHTJE SHTATLARTËSIE

Përballë kuqezinjve do të jetë një skuadër me një shtatlartësi impresionuese: pothuaj të gjithë mbi 185 centimetra. Në këtë pikë, vëmendja kthehet në qendër të zonës, aty ku Gjimshiti do të ketë punë, sidomos me goditjet standarde: “Çekia ka lojtarë me gjatësi të madhe. Ne sërish do të shohim të bëjmë futbollin tonë. Të bëjmë kujdes në lojën në ajër. Nuk është vetëm lartësia që të ndryshon lojën, është edhe vetvetja. Duhet shumë besim”.

Lexo më tej: Video/ Daku e Muja intervistojnë njëri-tjetrin mes batutave e humorit: “Telefonova menjëherë familjen”

PRESIONI PËR REZULTATIN

Nuk është se mungesa e Schick do të lehtësojë punën e kuqezinjve në ndeshjen në Fortuna Arena. Kryesues me 7 pikë në 3 ndeshjet e para, çekët do të kërkojnë të mbyllin historinë me një fitore: “Pesha e përgjegjësisë sigurisht që ndihet. Çdo karakter është ndryshe. Ndonjëri e përjeton shumë më fort. Ata që kanë luajtur në presion me klubet e tyre, mund të përballen shumë mirë. Unë besoj se mund të përballem me këto ndeshje. Ka dhe lojtarë të tjerë që e dinë vlerën e kësaj loje dhe e dinë se duhet të përballen me këtë presion” e mbylli Gjimshiti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *