• |
ide | kryesore

Video/ Daku e Muja intervistojnë njëri-tjetrin mes batutave e humorit: “Telefonova menjëherë familjen”

-Instant, F1, Sport, Video
Daku



Mirlind Daku e Arbnor Muja nuk duket se po e vuajnë shumë presionin për thirrjen e parë në kombëtare. Dy lojtarët ofensivë të thirrur nga Sylvinho, janë shndërruar në intervistues të njëri-tjetrit. Daku e Muja kanë rrëfyer për kanalin zyrtar të Federatës Shqiptare të Futbollit emocionet dhe përjetimet e tyre në këtë grumbullim të parë.

“Hera e parë në Kombëtare? Shumë mire – ka thënë Daku, i ngacmuar nga Muja -. Kemi pasur pak probleme për dritën jeshile për të përfaqësuar Kombëtaren, por më në fund, shyqyr Zotit u krye dhe shumë mirë në ditët e para. Djemtë? Ushqimi? Gjithçka mirë”.

Lexo më tej: Video/ Laçi pothuaj jashtë sfidës me Çekinë: Sylvinho përgatit taktikat në fshehtësi

“Mirë edhe unë – i është përgjigjur Muja -. Një ndjenjë fenomenale për të qenë këtu, për të njohur djemtë, stafin. Ftesa? Kam telefonuar familjen sepse është ndjenjë krenarie për ta dhe për mua. Nëna ime ishte më e lumtura kur e mori vesh”, u shpreh ai.

Kuqezinjtë kanë mbërritur tashmë në Pragë, ku të enjten do të luajnë kundër formacionit të Silhavit, për vendin e parë të grupit kualifikues drejt Euro 2024. Pas akomodimin në hotelin ku do të qendrojë kombëtarja, futbollistët do të kenë mundësinë të qetësohen, përpara se të zbresin në fushën e stadiumit “Fortuna Arena”, për seancën zyrtare, që do të fshijë edhe dilemat e fundit të teknikut Sylvinho, gjithnjë nëse braziliani ka ende ndonjë. Stërvitja e programuar në orën 18.00, që do të jetë e hapur për mediat vetëm 15 minutat e para, do të paraprihet me 45 minuta nga konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares Sylvinho dhe një lojtari, po në ambjentet e stadiumit ku do të luhet ndeshja me Çekinë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *