• |
ide | kryesore

Video/ Richards tregon shakanë me zarar që i bëri Balotelli: “Më bëri t’i them trajnerit ‘kokë k*ri'”

-Instant, Sport, Video
Richards



Përshtypja e parë është gjithnjë ajo që ka rëndësi. E di mirë Micah Richards, që sapo mbërriti te Fiorentina e filloi menjëherë me këmbën e gabuar. Faji ishte i Mario Balotelli, autori i një shakaje që rrezikoi të dëmtonte menjëherë marrëdhënien e ish-mbrojtësit të City me trajnerin Vincenzo Montella.

Episodin anglezi vendosi ta zbulonte për herë të parë, pas nëntë vjetësh. “Në vitin 2014 shkova te Fiorentina në ditën e fundit të merkatos – tha ish-mbrojtësi në një program anglez -. Por unë nuk flisja italisht, kështu që e pyeta Balotellin se si duhet të prezantohesha. E kështu, herën e parë që takova teknikun Montella i shtrëngova dorën dhe i thashë: ‘Kokë k*ri’”. Sigurisht, që nuk është mënyra më e mirë për ta filluar.

Lexo më tej:Balotelli me doreza boksi e Pikachu: SuperMario tallet, për grushtin që rrëzoi drejtori sportiv

“Duke mos ditur gjuhën, si idiot që jam, fola me Balotellin dhe i kërkova këshilla se çfarë duhet t’i thosha dikujt për ta falënderuar… – vazhdoi Micah Richards –. Është hera e parë që e them këtë sepse unë gjithmonë kam menduar se njerëzit nuk do të më besonin. Mario më mashtroi… – përfundoi Richards -. Fatmirësisht Montella e kuptoi dhe filloi të qeshte menjëherë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *