• |
ide | kryesore

Gërdeci/ Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin

Lajme, Të fundit
FATMIR MEDIU SPAK



Ditën e sotme po zhvillohet seanca për tragjedinë e Gërdecit. Mbrojtja e ish-ministrit Fatmir Mediut, kërkon që në seancë të jenë të pranishëm 90 dëshmitarë. Mes tyre, Mediu kërkon që të jenë të pranishëm dëshmitarë ish-zyrtarë të lartë të Mbrojtjes së SHBA, ish-ministrat e Mbrojtjes së Italisë, Gjermanisë e Maqedonisë.

Mes tyre janë edhe Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ridvan Bode, Petro Koçi, Aldo Bumçi dhe shumë të tjerë. Këta zyrtarë të lartë kanë qenë në pozicione kyçe kur ka ndodhur tragjedia e Gërdecit.

Po ashtu, Mediu kërkon të kryhet eksperiment për shpërthimin që ndodhi vite më parë.

Në seancën e fundit avokatët e ish-ministrit kërkuan heqjen dorë nga gjykimi i shkurtuar, por gjykata u shpreh se këtë kërkesë ka të drejtë ta bëjë vetëm i pandehuri.

Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi pranimin e familjarëve të viktimave të Gërdecit si palë në procesin kundër ish ministrit Fatmir Mediu. 26 persona humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një baze ushtarake më 15 mars të vitit 2008.



2 Comments

  1. akoma me shkerdhatlliqet e rames?!

    gerdecin e operonte nga fillimi ne fund delijorgji, shoku i edi rames dhe bajrom gavetes. delijorgji eshte makut, donte me qit dhjame nga pleshti, nuk i mjaftonin kontrata e fishekeve por donte me shit edhe bakrin , barutin e cdo gje tjeter

    mejko i jepte municionet, nje tufe me institucione te tjera tatimore mjedisore etj qe nuk i shkun i her te porta delijorgjit

    mediu aktin e vet te doreheqjes e beri direkt ne televizion live. gjyqi denoi delijorgjin dhe shefin e mejkos me burg

    sa per analogji 20 mije shqiptare vdiqen nga pasojate kovidit sepse shendetesia eshte falas. leket e shendetesise qe do shkonin per 20 mije viktimat i mori ra a , beqja me shoket e vet, vilma nushi dhe rrapaj. dhe nuk eshte denua akoma askush per kete vjedhje me pasoja 20 mije te vdekur qe nga 2013

    ama spaku per nje ceshtje qe ehste gjykuar ne kohen e duhur dhe qe kane bere burg drejtori i mejkos dhe delijorgji qe rama i dha lejet ne mes te tiranes, spaku ama ka hall te fuse dhe djathtas sic ja dha urdhrin ramakllouni dhe ka bo gati mediun!

    spaku eshte teresisht vegel e rames .

  2. Me dashje pa dashje, aksident apo sabotim zgjedhja e Gerdecit si vend demontimi eshte akt i paster korruptiv me qellim rritjen e fitimit. Gerdeci u zgjodh sepse ishte zgjedhja me optimale per te minimizuar nga firma private shpenzimet e transportit sepse ishte ne nje pozicion shume te afert me portin e Durresit dhe aeroportin e Rinasit ku dergohej perkatesisht skrapi dhe fisheket e riambalazhuar. Theksojme se deri ne Gerdec materialet dergoheshin nga Ministria e Mbrojtjes me shpenzimet e saj. Mediu dhe mafia qe e suporton kerkon te corientoje dhe te zgjasi pafundesisht nje gjygj qe duhej te kishte dhene me kohe vendimin per denimin e fajtoreve te vetete te tragjedise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *