• |
ide | kryesore

Botërori nuk ishte rastësi, Gjermania shembet në mënyrë të bujshme: Japonia i shënon 4 gola

-Instant, Sport
Japonia



Humbje e bujshme e Gjermanisë në shtëpi me rezultatin 4-1 ndaj Japonisë. Një ndeshje miqësore e luajtur në Wolfsburg, por që ktheu në vëmendje fantazmat e Botërorit të Katarit. Aziatikët kaluan në avantazh me Junya Ito në minutën e 11′. Kur Sane’ barazoi në minutën e 19′, u duk se po niste përmbysja e pritshme. Por të besuarit e Flick rezistuan vetëm 3 minuta. Në të 22′ Ueda ktheu në avantazh kombëtaren japoneze. Në fund, me Gjermaninë e çekuilibruar përpara në kërkim të barazimit erdhën dy golat e tjerë. Japonia fiksoi pokerin me Asano në minutën e 90′ dhe Tanaka në minutën e 92′.

Kohë të vështira për Gjermaninë, lajmi i vetëm i mirë i ndeshjes është humbja pa vlerë renditjeje. Për fatin e Flick ishte vetëm një miqësore. Por disfata 4-1 që Japonia u shkaktoi gjermanëve në Wolfsburg është nga ato që do të mbahet mend gjatë. Miqtë kaluan në avantazh me Junya Ito në minutën e 11′. Sanè barazoi në minutën e 19′, ndërsa tre minuta më pas Ueda ktheu në avantazh kombëtaren japoneze. Asano dhe Tanaka në minutat shtesë të ndeshjes i dhanë përmasa disfatës gjermane. E tani trajneri Flick, i cili dukej afër shkarkimit në qershor, është edhe një herë shumë në diskutim.

Lexo më tej: Largimi nga Katari/ Gjermania, gjigandi i rrëzuar i futbollit botëror



1 Comment

  1. Ishte ndeshje e lene! Qellimi nuk dihet, por nga historia futbollit ka plot te tilla mosmareveshje qe çfaqen ne rezultatet. Ne ktet rast ndoshta federata don te zvendesoje trainerin!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *