• |
ide | kryesore

Kokainë nga Amerika e Jugut, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kokainë



Një mega-operacion antidrogë i Antimafias dhe Antiterrorizmit italian, në bashkëpunim me autoritetet e ‘Guardia di Finanza’ ka çuar në ekzekutimin e 17 urdhër-arresteve, 13 nga të cilët janë italianë dhe 4 shqiptarë.

Gazetarja Alba Kepi siguroi dhe identitetet e personave të prangosur me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve, mësohet se shqiptarët e përfshirë në këtë rrjet kriminal janë: Nik Dauti- 44 vjeç; Nerdojan Hoxha- 30 vjeç; dhe dy vëllezërit Saimir dhe Engli Shllegaj, të moshave 37 vjeç dhe 33 vjeç.

Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar droge nga Amerika e Jugut në Itali, në bashkëpunim me ndërmjetësin Mario Palamara të mafias kalabreze ‘Ndrangheta’, dhe ngritjen e një strukture kriminale të mirëorganizuar të transportit të kokainës në shtetin fqinj.

Lexo më tej: Pesë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *