• |
ide | kryesore

Pesë të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, Shkodër



Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona për vepra të ndryshme penale ditën e sotme.

Gjatë ditës së sotme kanë rënë në pranga shtetasit me iniciale: G. I., 31 vjeç, banues në Francë;  E. I., 22 vjeç, banues në Tiranë; K. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë; G. P., 37 vjeç, banues në Tiranë; Xh. M., 27 vjeçe, banuese në Korçë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. I., 31 vjeç, banues në Francë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. I., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së tyre. Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën disa armë të ftohta (thika) që i posedonte 22-vjeçari, i cili gjatë shoqërimit në komisariarit, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin K. P., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen K. N. dhe më pas me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasja K. N. dhe dy pasagjeret që ndodheshin në automjetin e saj;

– Xh. M., 27 vjeçe, banuese në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *