• |
ide | kryesore

Ronaldo Fenomeni i kontestuar keq në Valladolid: “Pesë vjet mashtrime”

-Instant, Sport
Ronaldo



Fenomen në fushë, pak më pak pas një tavoline. Nuk janë ditë të lehta për Ronaldo Luis Nazario de Lima. Fenomeni është pronar i Valladolid, skuadrës së kategorisë së dytë spanjolle. I freskët nga rrëzimi i tyre i dytë në tre vjet, i ndërthurur me rikthimin e tyre në La Liga pak më shumë se një vit më parë, klubi i brazilianit e gjen veten në vështirësi serioze në këtë fillim sezoni. E tifozët janë padyshim të zemëruar.

Në renditjen e divizionit thuhet: Real Zaragoza i pari me pikë të plota (15), Espanyol i dyti dy pikë larg, vendi i tretë për Leganés dhe Tenerife. Të gjitha emra të mëdhenj të rënë, përveç Leganés. Por ka një pozicion që tërheq vëmendjen, shumë vende më poshtë: Valladolit është i shtatëmbëdhjeti. Klubi ka vetëm 5 pikë dhe në rrezik serioz për t’u përfshirë në luftën për të mos rënë nga kategoria. Kjo renditje anemike (1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje në 5 javët e para) është befasuese. Jo aq për shkak se Valladolid ishte në La Liga sezonin e kaluar, sa për faktin, se Ronaldo Fenomeni, ka qenë pronar i tyre prej pese vitesh.

AVENTURA SI PRESIDENT

Më 3 shtator 2018, Ronaldo bleu 51% të aksioneve të kompanisë nga presidenti i vjetër dhe aksionari i shumicës, Carlos Sanchez. Fenomeni u dha kështu një ëndërr tifozëve të kësaj skuadre, të mësuar të shkonin lart e poshtë mes divizionit të parë dhe të dytë. Udhëtimi nuk ishte emocionues: vendi i 16 vitin e parë, i 13 të dytin, rënie në të tretin, ngjitja në La Liga në të katërtin dhe zbritje e re në të pestin. Ndërkohë, Ronaldo bleu (në vitin 2021) Cruzeiro, klubi ku bëri debutimin e tij profesional, për 62 milionë euro. Ai e ktheu skuadrën e Belo Horizonte në Serie A dhe u fokusua shumë në aventurën e tij të re.

SI NISËN PROBLEMET

Në fillim të këtij sezoni, Ronaldo solli te Valladolid trajnerin uruguaian Paulo Pezzolanon, i freskët nga një eksperiencë te Cruzeiro. Por para fillimit të sezonit, drejtori sportiv Fran Sanchez u shkarkua në mënyrë të vrazhdë. Ai ishte një figurë e vlerësuar shumë nga shtypi dhe tifozët për karizmën e tij. Arsyeja? Ai nuk e konsideroi adekuate punën e bërë në merkato. Duke vëzhguar skuadrat e Kategorisë së Dytë, bie shumë në sy numri i lojtarëve të Valladolid. Ai është më i ulët se i çdo skuadre tjetër të së njëjtës kategori. Arsyeja shpjegohet lehtësisht: në verë janë marrë 38 milionë euro nga shitja e lojtarëve, ndërsa janë investuar vetëm 4.5 milionë.

PESË VJET MASHTRIME

Pas një fillimi të çalë në kampionat (fitorja e vetme në javën e parë ndaj Sporting Gijon, pastaj tre disfata dhe zero gola të shënuar) erdhi tragjikomedia e së dielës së fundit, në shtëpi, ndaj Elche. Gjithçka nisi para ndeshjes në stadiumin Zorrilla. Një grup prej të paktën treqind tifozësh filluan të ofendonin Ronaldon dhe kishin vendosur një pankartë ku shkruhej: “Pesë vjet mashtrime”. Në fushë, nuk u panë shumë përmirësime nga skuadra, që në avantazh në minutën e 35′ me Gustavo Henrique u arrit në fillimin e pjesës së dytë nga Sergio Leòn. Tekniku Pezzolano nuk ishte në gjendje të bënte më kthesën, pavarësisht nga Elche me dhjetë lojtarë për shkak të përjashtimit të Mario Gaspar në fillimin e pjesës së dytë. Në fund të ndeshjes u lëshuan fishkëllima në drejtim të lojtarëve, kur iu afruan tribunës për të përshëndetur tifozët.

Lexo më tej: “Deri sa vd*kja (ose divorci) të na ndajë”: martesa e katërt për Ronaldo Fenomenin

Pezzolanos shpjegoi për shtypin se “skuadra ka treguar karakter dhe vetëm mund të përmirësohet”. Pastaj ai u detyrua të takonte grupin më të acaruar të tifozëve për të premtuar kthesën: “Ju keni arsyet tuaja të mira për t’u zemëruar. Unë mund të premtoj se ne do të përmirësohemi, kjo skuadër ka cilësitë për të pasur sukses”. Ky fjalim sigurisht që nuk mjaftoi për të qetësuar njerëzit. Dyzet vjeçari Pezzolano sigurisht nuk është objektivi i vërtetë i zemërimit që mbretëron në Valladolid. Njerëzit janë të zemëruar me Ronaldon dhe premtimet e tij të pambajtura.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *