• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Lajme, Të fundit
Çfarë ndodh me motin pas mesnatës



Gjatë orëve të paradites, vendi ynë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbullim i tyre, por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Orët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat jugperëndimore. Ndërsa në zonat veriore dhe lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore të vendit.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV do të vijojë me kthjellim dhe kalime të lehta vranësirash edhe gjatë ditës së mërkurë, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat jugore dhe perëndimore. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësira kalimtare të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të fokusuara pritet të jenë në zonat verilindore të MV. Temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit regjistrojnë 12 gradë në Gostivar dhe në mesditë do të ngjiten deri në 35 gradë C në qytetin e Shkupit.

Europa

Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur, herë pas here priten edhe ministuhi të forta ere. Po ashtu vranësira, rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në rajonin e Baltikut si edhe Evropën jugperëndimore ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat relativisht të larta do të jetë dominante në gadishullin e Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e Detit të Zi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *