• |
ide | kryesore

Arrestimi i Amant Josifit në Dubai, reagon policia shqiptare

Arkiva, Lajme, Të fundit
Josifin



Pas lajmeve se Amant Josifi, ish-këshilltari i Olta Xhaçkës dhe ortaku i Olsi Ramës u arrestua në Dubai, reagon edhe policia shqiptare.

Njoftimi i policisë: 

Sqarim i Policisë së Shtetit, në lidhje me kapjen në Dubai, të shtetasit A. J., të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të megaoperacionit policor ndërkombëtar të koduar “FRIDA-REFOX”.

Në vijim të punës hetimore, gjurmuese dhe kërkimore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të hetimit të përbashkët ndërmjet autoriteteve policore shqiptare dhe atyre spanjolle, u kap në Dubai, për llogari të autoriteteve spanjolle, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar A. J.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e La Seu de Urgell, Spanjë, me vendimin nr. 2, të datës 03.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrime me rrethana rënduese”, “Krim kibernetik”, “Skema piramidale” dhe “Organizata kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal spanjoll.

Lexo më tej: Çfarë e lidh Amant Josifin me vëllain e kryeministrit, Olsi Ramën 



6 Comments

  1. Si gjithmone kur nderhyjne te huaj cdo maskaradhek del si brenda dhe jashte shqiperise, persa eshte ne dore te drejtesise shqiptare dergjet syrtareve ceshtja. turp

  2. Mamaja keti kokes se karit merrej me biznes femijesh ne vitet 90…… ;)……..ai qe e di, e di se per ca po flas. Ishin dhe komunist te thekur. Domethene vazhdojne te jene akoma familjarisht.

  3. Me thoni një socialist o ish komunist të mos në gen keqesinë dhe veset më të këqija.Si do ishte ndryshe ky dhe familja e tij.

  4. Sot, 25 vite nga dita kur opozita e drejtuar nga Sali Berisha sulmoi me armë institucionet dhe bizneset,po nje Kar finsional e serioz ngele o Gimi i salihut serb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *