• |
ide | kryesore

Arratiset muxhahedini nga kampi Ashraf, sherr në komisariatin nr.4 në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur këtë të enjte në kampin e Muxhahedinëve MEK në Manzë, ku një shtetas iranian është arratisur.

News24 bën me dije se një banor i kampit, me origjinë iraniane është arratisur nga kampi në Manzë dhe ka mbërritur në Tiranë por nuk dihet se në ç’mënyrë. Ai dyshohet se është mbajtur me dhunë në kamp, kundër dëshirës së tij ndaj ka vendosur të kërkojë ndihmën e autoriteteve shqiptare.

Shtetasi iranian ka përfunduar në komisariatin nr.4 në Tiranë dhe po merret në pyetje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë shtyrë shtetasin e huaj për të vepruar në këtë mënyrë.

Pasi drejtuesit e MEK kanë shkuar për ta marrë, iraniani nuk ka pranuar që të kthehet në kamp ndërsa aty situata ka agravuar, dhe ka pasur dhe konfrontim fizik pasi kanë tentuar që ta marrin me forcë.

Ish-anëtarë të kampit që kanë dezertuar apo dhe të tjerë që kanë njohur nga brenda kampin e MEK në Manëz, kane deklaruar shpesh në mediat shqiptare dhe ato ndërkombëtare se iranianët që strehohen atje trajtohen në kushte çnjerëzore.



1 Comment

  1. Kreu i Rithemelimit e bëri zyrtare ndarjen e dy prej posteve më të rëndësishme, si formula që bashkon dy grupimet anti-Basha.

    “Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Gazment Bardhi është kreu i Grupit Parlamentar dhe ne po shkojmë drejt bashkimit që po mirëpritet nga demokratët”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *