• |
ide | kryesore

Mashtrimi 2.4 mld dollarë me Call Center-at, media spanjolle: Amant Josifi lihet i lirë në Dubai

Lajme, Të fundit



Amant Josifi, i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim e 17 mijë shtetasve të BE-së përmes Call Center-ave dhe i ndaluar më 6 shtator në Dubai, është lënë i lirë nga autoritetet e këtij shteti. Kështu bën me dije gazeta spanjolle ‘El Pais’, fakt të cilin e ka konfirmuar edhe avokati i Amant Josifit dhe pretendon se ai jeton atje prej 3 vitesh.

‘Josifi është i lirë, pa asnjë masë sigurimi, në pritje të paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga gjykata e La Seu.’- shkruan media spanjolle.

Amant Josifi është pronar i disa Call Centr-ave të regjistruara një vit më parë në Shqipëri, nga të cilat policia spanjolle dyshon se janë mashtruar mbi 17 mijë shtetas të vendeve të BE-së që të kryejnë investime financiare false.

Policia nuk arriti ta arrestonte në Shqipëri në operacionin ndërkombëtar që kreu në nëntor të vitit të kaluar, me disa shtete të përfshira, ndërsa cilësohej nga policia e katalonjës dhe “Guardia Civil” si objektiv “me vlerë të lartë”. Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike, shkruan me tej media spanjolle.

Një nga avokatët e tij në Spanjë tha për gazetën spanjolle, se ai është thjesht një biznesmen, se i kishte marrë me qira Call Center-at dhe se nuk dinte se çfarë aktiviteti kryhej aty.

‘Pavarësisht kësaj, Josifi nuk është paraqitur para autoriteteve që po e kërkonin. Avokati i tij kërkoi paraqitjen e tij në këtë çështje dhe të mund të dëshmonte me videokonferencë.’- shkruan El Pais.

Arrestimi, sipas burimeve gjyqësore, është kryer përmes Interpolit. Policia spanjolle nisi hetimet ndaj Amant Josifit, pas denoncimit të bërë nga një e moshuar së cilës iu morën 800 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.

Policia thotë se rrjeti kriminal ka fituar nëpërmjet mashtrimit rreth 2.4 miliardë euro, duke mashtruar mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të BE-së. Qytetarët besonin se po investonin në produkte financiare me përfitim të lartë dhe kriptovaluta, por në realitet paratë shkonin për organizatën kriminale.

Në rastin e Amant Josifit, ai ishte në krye të degës së dedikuar për mashtrimin e qytetarëve spanjollë, me epiqendër Shqipërinë. Policia ndërhyri në të njëjtën kohë në qendrat Call Center-ave të përhapura në disa vende, duke përfshirë Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Ukrainën.



9 Comments

  1. i lumte qenka si jordan belfort…….kur na lajmeronte enver hoxha per te keqijat e kapitalizmit tallnin lesht keta qe gjasme shqetesohen sot.

  2. Po pate 1 milion euro ne nje bank ne Dubai nuk te ekstradojn ata. Prandaj jan mbledhur gjith kriminelat shqiptar dhe te botes ne Dubai.

  3. Dhe filmat me triller nuk mund te parashikojnë skenar me ogurzi se keto qe ndodhin ne Shqipni. Sigurisht qe skemat jane cifute,, boterisjt te njohur per gjenialitet malinj

  4. Na rilinden pra mo!!! E mbani mend si i binte dajres ne autobus ai 2kembeshi i gjate?! Por kur gjen popull bageti, bravo i qofte.

  5. Ai ka marre persiper burgun ne kembim te heshtjes per te mos implikuar organizaten mafioze te Rames. Sapo te dale, ai ka gati nje pjese te parave ndoshta edhe ca toke si investitor strategjik.

  6. Andaj SPAKU, nuk e ka futur ne listat ne kerkim, e dine ligjin batakcinjte, se e kerkon drejtesia Spanjolle, kurse, ketu ku kryhesh aktiviteti ai ishte i sigutrte nga perkrahja politike.Kjo ka nji d,m,th, te madhe qe tregon se ne kete pushtet banditet e drogmenet jane te mbrojtur nen qyrkun pushtetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *