• |
ide | kryesore

Elsa Lila sjell recitalin e saj në Tiranë

F1, Paparazzi



Një koncert, i gjithi live, i gjithi prej Elsa Lilës, do të jepet në Tiranë, në skenën nga ku ajo nisi rrugëtimin e saj artistik, atëherë kur ishte thjesht ajo vajza e vogël, me bishtalecë, që i mahniti të gjithë me atë zërin e saj magjik.

Është rikthyer disa herë në atë skenë, por asnjëherë për një koncert, recital të sajin. Momenti paska ardhur, mesa duket tani. E ka njoftuar sot vetë Elsa Lila, përmes një postimi në instagramin e saj.

“Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.”

Titulli që i ka vënë koncertit “Finalmente Elsa” i thotë të gjitha, siç shkruan ajo- “Kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik.  S’do t’ja dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë. Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë.”

Në fund të postimit Elsa u bën adhuruesve të saj një ftese zemre: “Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim”.
“Finalmente Elsa”… do të jetë në 1 nëntor, në Pallatin e Kongreseve.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *