• |
ide | kryesore

Garcia e zëvendësoi me Zerbin, shpërthen zemërimi i Kvaratskhelia: “Po çfarë po bën? Po përse?”

-Instant, Sport
Zerbin



Khvicha Kvaratskhelia nuk ka shënuar gol që nga muaji mars dhe tensioni te Napoli ka filluar të rritet. Gjeorgjiani nuk është aspak i qetë dhe kjo është kuptuar në përplasjen me teknikun Rudi Garcia. Kvara nuk ka arritur të zhbllokohet as në barazimin 2-2 në Genoa, por ajo që shkaktoi diskutim ishte zëvendësimi i tij. Menjëherë pas barazimit dhe pikërisht para ofensivës finale, Garcia nxorri jashtë gjeorgjianin në minutën e 89′, duke aktivizuar Zerbin.

Një lëvizje që i habiti të gjithë dhe që krijoi interpretime të ndryshme mes tifozëve dhe specialistëve të fushës. Sigurisht, një lëvizje që, mbi të gjitha, mërziti vetë Kvaratskhelia: “Çfarë po bën? Po përse?” tha ai duke iu kthyer trajnerit në pankinë. Garcia nuk ka dashur të komentojë episodin pas ndeshjes, duke u ndalur te meritat e Zerbin. E megjithatë, pas një viti pa fjalë apo sjellje të pavend nga gjeorgjiani, erdhi shenja e parë e vuajtjes, në ndeshjen e tretë me trajnerin e ri.

Lexo më tej: Video/ Bani e Retegui iluzionojnë Genoan, Raspadori e Politano shpëtojnë Napolin

Napoli rrezikoi shumë kundër Genoa, në javën e 4-rt të Serie A, por në fund gjeti barazimin 2-2. Humbja e dytë radhazi u shmang, por Inter është shkëputur 5 pikë në krye të renditjes. Në minutën e 40′ Bani mposhti Meret me kokë. Pastaj Retegui gjeti golin e dytë në minutën e 56′ me një kthesë të bukur. Garcia, sidoqoftë, i nxorri kartat fituese nga pankina. Raspadori shkurtoi rezultatin në minutën e 76′ me një goditje të shkëlqyer me të majtën. Barazimi erdhi nga këmbët e Politano, në minutën e 84′, me një të majtë të shkëlqyer fluturimthi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *