• |
ide | kryesore

I përzgjedhur i De Laurentiis rrezikon pankinën pas 4 ndeshjesh: Champions mund të jetë fatal për Garcia

-Instant, Sport
Garcia



Napoli rinis nga Champions League pas barazimit zhgënjyes me Genoa. Një fillim i dobët i sezonit deri tani për djemtë e Rudi Garcia që kanë grumbulluar vetëm 7 pikë në kampionat. E të mërkurën, me Bragën në Portugali, kërkohet një kthesë e menjëhershme për të nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tyre europiane. Në fund të ndeshjes në Marassi, deklaratat e trajnerit nuk kaluan pa u vënë re: “Ndodh që të dhemb para Champions League”. E krahasimi me paraardhësin e tij, Luciano Spalletti, nuk mund të mungonte. Para impenjimeve europiane Spalletti kishte arritur 9 fitore dhe vetëm një barazim në 10 ndeshje.

TË PAKËNAQURIT

Por nuk është vetëm çështje numrash. Napoli deri më tani ka qenë një kopje e dobët e atij që u admirua sezonin e kaluar. E tani nevojitet një ndryshim edhe në aspektin e lojës. Kritikat ndaj teknikut Garcia erdhën gjithashtu, pak a shumë të fshehta, nga dhomat e zhveshjes. Kvaratskhelia, zbulimi i sezonit të kaluar, duket nën ton me skemat taktike të trajnerit të ri. Gjeorgjiani u shfaq shumë nervoz në momentin e zëvendësimit në minutën e 89’ me Zerbin. “Çfarë po bën? Po pse?”, tha ai duke iu kthyer trajnerit në pankinë.

Një tjetër lojtar i pakënaqur duket se është Natan. Mbrojtësi brazilian, i cili erdhi në verë për të zëvendësuar “digën” Kim, nuk ka gjetur ende hapësirë. Ai, sidoqoftë, ka dërguar përmes Instagramit një mesazh të qartë në funksion të impenjimeve të ardhshme: “Çdo gjë ka kohën e vet, ji i durueshëm. Zoti e di se çfarë është më e mira për ty. Mbështeteni procesin dhe do të arrini qëllimin. Rezisto e mos e braktisn besimin tënd. Do tia vlejë, më beso”.

Lexo më tej: Video/ Bani e Retegui iluzionojnë Genoan, Raspadori e Politano shpëtojnë Napolin

E pikërisht Natan, me Bragën, mund të ketë një shans që nga minuta e parë në vend të Juan Jesus. Garcia mund të sh’pluhërosë Oliveran si titullar, ndërsa tresheja startuese e përbërë nga Politano, Osimhen dhe Kvaratskhelia duhet të gjejë hapësirë në sulm. Megjithatë, Raspadori, i cili është shfaqur në formë të shkëlqyer në fillim të sezonit mund të kërkojë dhe të marrë më shumë hapësirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *