• |
ide | kryesore

Alma Kaçi thyen heshtjen: E bëra për të diskretituar Safet Gjicin!

Arkiva, Lajme, Të fundit
alma k



Alma Kaçi dha për herë të parë alibinë e saj për prapaskenat e filmimit të skenave intime në zyrën e Safet Gjicit. Në një intervistë për Oranews që mund ta shihni KETU, Kaçi tha se qëllimi i saj ishte për të diskretituar një titullar që abuzonte me detyrën.

“Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit” tha Kaçi.

Gjatë intervistës ajo gjithsesi ka lënë të paqartë se kush e nxiti të filmojë Safet Gjicin, nëse ka punuar për një media të caktuar apo për persona të tjerë që kërkonin diskretitimin e kryebashkiakut të Kukësit.

“Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul” tha Kaçi, që tenton të shfaqet si një gazetare e infiltruar, por pa dhënë asnjë provë apo detaj të mëtejshëm.

Kaçi prej gati 4 muajsh po përballet me dy sfida në jete atë më drejtësinë dhe me përballjen me opinionin publik.

Kërkon që nga kjo vorbull reagimesh të mbajë larg djalin e mitur.

Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Jam e sigurt që opinioni publik do të thonë pse s’mendove për fëmijën, andej këtej. Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç, klasa e gjashtë, një nxënës ekselent dhe kjo më vret më tepër. Me anë ligjorë jemi divorcuar prej 6 vitesh, kurse kshtu, që kur djali ka qenë 2 muajsh. I ati nuk ka qenë këtu, ka krijuar një familje tjetër. Jetesa këtu dihet, kam punuar, puno sot, ha sot, jetesa këtu dihet.

Nuk ka lidhje Durrësi, por mënyra si ne shqiptarët i perceptojmë gjërat, lexojmë një artikull në rrjetet sociale dhe i bësojmë, pasi dëgjova që ma kanë bërë mamanë të verbër. Unë nuk jam shprehur kështu, ajo ka problemet e veta, është e moshës së tretë. Unë këtu jetoj me qera, pronari i shtëpisë që kur mori vesh këtë skandal, u tremb, jo do më vënë bombë te dera, jo kështu.

Ka prerë dritat dhe ujin si presion që unë të largohem, pavarësisht pagesat kanë qenë të rregullta. Mami vjen vetëm sa mbush ujë që na ndihmon dhe ikën te njerëzit e vetë. Unë jetoj vetëm me djalin, pa drita pa ujë prej 3 muajsh. Shkon djali karikon elektrikët nëpër lokale dhe… Nuk kam asnjë lloj mbështetjeje.

Nuk më takon mua të bëj denoncime. E vetmja gjë që mendoj është që ishalla që fëmija më vjen mirë në shtëpi. Kur nuk je mirë psikologjikisht, nuk mund të bësh projekte për të ardhmen. I drejtohem drejtësisë, që të mos më privohet e drejta e fëmijës sim”, është shprehur Kaçi.

Thirrja e vetme e ALMA K., siç u bë e njohur është që të bëhët drejtësi.

Alma Kaçi: “I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë” ka thënë ajo për Oranews.



3 Comments

  1. Pse doli lexhenda ditë të shtunë e me kaq nxitim: E ka me mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Po pse e ka lexhenda me mbledhjen:

    E para, sepse në mbledhje u bë publike që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga kandidati i lexhendës, fitues në zgjedhjet e fundit vendore, bëka të njëjtën gjë të ububushme, për të cilën lexhenda akuzon të tjerët: paguan një më një, me firmë e me vulë detyrimet për inceneratorët!
    Kerkove diskretitimin e gjicit,por diskretitove veten dhe djalin,takove salih karaxhicin para takimit dhe mbas,populli do transparence cfare kerkonte salihu nga ty Alma?

    1. Ik o kokë kari qe ha sufllaqe nga bytha, këtu flitet për video erotike ti flet për vendime këshilli bashkiak, ndaj debilat duhen privuar nga aksesi i informacionit publik se e keqpërdorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *