• |
ide | kryesore

Avokatët e Safet Gjicit: Ja nga kush u pagua Alma Kaçi për të bërë videon

Arkiva, Lajme, Të fundit
Safet Gjici dhe Alma K duke dale nga gjykata



Në konkluzionet përfundimtare të palës mbrojtëse, avokatët e ish-kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, insistojnë që Alma Kaçi është paguar për të realizuar videon në ambientet e Bashkisë së Kukësit.

Po ashtu, avokatët mbrojtës pretendojnë se ajo ka pasur komunikime me Abedin Oruçin në lidhje me çështjen e videos dhe kartën memorie që është bërë regjistrimi.

Sipas mbrojtjes, Prokuroria nuk ka gjetur pajisjen origjinale me të cilën është bërë regjistrimi sepse në bazë të akt ekspertimit të kartmemories që u gjet në gotë me të cilën dyshohet se u bë regjistrimi nuk rezulton që të jetë e regjistruar aty. Pamjet janë gjetur tek një USB në banesën e Kaçit.

“Po ashtu njohja mes Abedinit dhe Almës është e hershme dhe ata kanë folur vazhdimisht me njeri-tjetrin në lidhje me këtë çështje. Pse prokuroria nuk hetoi faktin që Abedin Oruçi i ka dhënë prokurë avokatit që ta përfaqësojë në çdo shkallë gjyqësore? Po ashtu pse prokuroria ne datën 9 tetor kur e ka pyet Abedin Orucin nuk i ka kërkuar shpjegime për komunikimet me Almën”, pretendon avokati.

Sipas mbrojtjes më datë 23 maj 2023 ka qene takimi i pare mes Safet Gjicit dhe Alma Kaçit, kohë në të cilën ata kane kryer marrëdhënie seksuale.



4 Comments

  1. Po dhe neqofte se u paguamire beri se me zorr nuk e zuri Safetin dhe as ne zyre si tha ajo ta Benin. Keta akuzojne viktimen dhe Jo rrobqirin e degjeneruar

  2. Avokatët e vaj medetit, më të neveritshëm se vetë i akuzuari. Një avokat i moralshëm mbron klientin duke nxjerrë në pah rrethanat lehtësuese për të dhe të shtyjnë atë (klientin ) të kërkojë falje dhe mëshirë për *aktin e turpshëm* që kreu në zyrën e *popullit*, dhe jo të merren me personin që kreu videon apo pagoi për të, gjë kjo dytësore.

    Ky është niveli i drejtësisë së q*** shqiptare!

  3. E ça pastaj se është paguar.
    Do t’a lehtësojë nga akti i dënueshëm ligjërisht?
    Ai përsoni në fakt duhet lavdëruar sepse hoqi një plehrë nga qarkullimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *