• |
ide | kryesore

Humb jetën në aksident turistja italiane në Pogradec

Arkiva, Lajme, Të fundit
italiane



Një turiste italiane ka humbur jetën në një aksident që ndodhi pasditen e sotme në aksin Pogradec – Lin. 31-vjeçarja nga Milano e identifikuar si Elena Radelli po udhëtonte me një motor kur është përplasur me makinën tip Benz që drejtohej nga Artan Bali, një 33-vjeçar banues në Lushnje.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe vajza e re ka pësuar dëmtime të rënda në trup. Ajo ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve turistja italiane nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë. Policia tha se arrestuan në flagrancë drejtuesin e makinës. Policia thotë se po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Tre italian te vdek. Vitin tjeter 30..na plasi…sa shqiptar kan len jeten ne rrugët e It.
    Sukses i turizmit esht dhe ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *