• |
ide | kryesore

Inteligjenca artificiale zgjedh formacionin më të mirë të historisë: ja cilët janë të përzgjedhurit të Chat GPT

-Instant, Sport
Inteligjenca



Ka pasur shumë Top 11 dhe renditje në historinë e futbollit, por ndoshta kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale vendos ekipin ideal të të gjitha kohërave. Ideja lindi nga televizioni i Katarit BeIn Sports. Ata i kërkuan Chat GPT, tashmë të famshëm, që të rreshtonte ekipin më të fortë ndonjëherë. Ky është rezultati, në një 4-1-4-1 jashtëzakonisht sulmues.

Portieri

Nuk mund të ishte tjetër veç portierit të vetëm të aftë për të fituar Topin e Artë. Mes shtyllave të formacionit më të mirë të të gjitha kohërave është sovjetiku Lev Yashin.

Mbrojtës

Dy brazilianë, një italian dhe një gjerman. Jo, nuk është barsaletë, është pokeri mbrojtës i krijuar nga Chat GPT. Cafu dhe Roberto Carlos si mbrojtës të krahut, Paolo Maldini dhe Franz Beckenbauer si një dyshe qendrore.

Lexo më tej: Video/ Neymar kalon “Mbretin”; Pelé: rekordi i golave me Brazilin është i O Ney

Mesfushorë e sulmues

Top 11, siç e dimë, janë gjithmonë jashtëzakonisht të çekuilibruar drejt sulmit, me shumë lojtarë ofensivë të pozicionuar në role që nuk i përshtaten saktësisht karakteristikave të tyre. Përpara mbrojtjes, Inteligjenca artificiale vendosi legjendën e Barcelonës, tani menaxheri i katalanasve, Xavi. 4 lojtarët që mbështesin sulmuesin e vetëm janë, nga e djathta në të majtë: Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane, Diego Armando Maradona dhe Lionel Messi. Qendërsulmuesi, të cilit me atë poker mbështetës pas vetes sigurisht që nuk do t’i mungojnë topat e luajtshëm, është braziliani Pelè.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *