• |
ide | kryesore

Milan merr frymë lehtësisht për Maignan: asnjë dëmtim i rëndë, vetëm lodhje në fleksorë

-Instant, Sport
Maignan



Milan merr frymë lehtësisht për gjendjen e Mike Maignan, portieri që u largua para kohe në ndeshjen e djeshme kundër Newcastle. Klubi kuqezi njoftoi se portieri francez ka pësuar një tendosje në muskujt përkulës të kofshës së majtë. MRI e kryer të mërkurën në mëngjes përjashtoi dëndimet e rënda. Evolucioni klinik do të monitorohet çdo ditë. Maignan me siguri do të mungojë në ndeshjet kundër Veronës dhe Cagliarit dhe mund të jetë sërish në dispozicion për ndeshjen e madhe kundër Lazios më 30 shtator.

10 minuta nga fundi i Milan-Neëcastle, Maignan u rrëzua përtokë, pasi ndjeu dhimbje. Shenjat e para të ankthit dhe zhgënjimit nuk vonuan të shfaqen në fytyrat e tifozëve kuqezi. Së pari sepse portieri francez është një pikë e fortë e skuadrës. Së dyti sepse nuk mund të mos i vijnë ndërmend të gjitha problemet fizike që kanë prekur sezonin e tij. Maignan në fakt e nisi sezonin me problemin në pulpë të pësuar në ndeshjen kundër Francës.

Lexo më tej: Champions, Milan ngec pa gola në San Siro me Newcastle: Pioli humbet edhe Maignan

Kontrollet e kryera në mëngjes i rikthyen buzëqeshjen ambientit të kuqezinjve. “Asnjë dëmtim” janë dy fjalët magjike që i japin shpresë teknikut Pioli, se së shpejti do të rigjejë kampionin mes shtyllave. Ndërkohë, Sportiello do të sigurohet që mungesa e Maignan të mos ndihet. Pritja e shkëlqyer kundër Neëcastle, në sekondën e fundit, është një kartëvizitë e shkëlqyer për ish-portierin e Atalantas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *