• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ 33-vjeçari u gjet i vrarë pranë kishës së fshatit Hot i ri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hot i Ri dhe viktimë nga të shtënat ka mbetur 33-vjeçari Valter Fierza. Për momentin rrethanat e këtij krimi janë të paqarta. Mediat raportojnë se i riu është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij, në afërsi të kishës së fshatit. Mësohet se kanë qenë familjarët që e kanë gjetur të riun dhe kanë njoftuar policinë. Paraprakisht nuk rezulton që viktima të ketë precedentë penalë.

“Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Valter Fierza, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Shkodrës në një njoftim paraprak për mediat. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *