• |
ide | kryesore

Halsey dhe Avan Jogia në një romancë dashurie

Paparazzi



Halsey dhe Avan Jogia kanë konfirmuar së fundmi se janë së bashku.

Çifti i ri u pa në Los Anxhelos pas muajsh spekulimesh duke u kapur përdore dhe puthur. Fansat kanë dyshuar se dyshja idhin në lidhje për disa muaj pas raportimeve të shumta anonime në llogarinë popullore në Instagram, DeuxMoi.

Lidhja e tyre vjen pesë muaj pasi Halsey u nda nga i dashuri i tyre prej dy vitesh, Alev Aydin, me të cilin kanë një fëmijë. Dokumentet e gjykatës të marra nga Page Six zbulojnë se Halsey kërkoi  kujdestarinë e plotë fizike të djalit të tyre 2-vjeçar, Ender Ridley, më 5 prill.

” Ata janë bashkë prindër, dhe po  rrisin djalin e tyre së bashku”, tha një burim për Page Six në atë kohë. Insajderi gjithashtu vuri në dukje se Halsey bëri kërkesën sepse ata do të shkojnë në turne në verë “dhe është një formalitet që këngëtarja të mund të marrë djalin e tyre me vete”.

Këngëtarja  ka qenë më parë e lidhur me muzikantët Matty Healy, Machine Gun Kelly, G-Eazy dhe Yungblud. Jogia, nga ana e tij ishte në lidhje me aktoren Zoey Deutch për pesë vjet nga 2012 deri në 2017./ Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *