• |
ide | kryesore

FOTO/ Cristiano Ronaldo shënon por askush nuk e sheh: gol në një portë të padukshme

-Instant, Sport
Ronaldo



Në karrierën e tij të gjatë dhe të jashtëzakonshme, Cristiano Ronaldo ka shënuar në çdo mënyrë të mundshme dhe të imagjinueshme. E megjithatëm një gol ai ky nuk e kishte realizuar kurrë. Në fakt, një gol të padukshëm portugezit nuk i kishte ndodhur ende deri dje.

Ndodhi gjithcka në minutën e pestë të ndeshjes mes Al Nassr dhe Al Ahli. Në rastin e parë të vërtetë, Cristiano Ronaldo bëri atë që di të bëjë më mirë. Në fakt, një gol nga CR7 nuk është sigurisht asgjë e re, por goli u bë viral për shkak të efektit optik të një reje tymi që mbështillte zonën e penalltisë.

Lexo më tej: Ronaldo, Neymar, Benzema, synimi gjeostrategjik i Arabisë Saudite

Goditja e gjuajtur nga CR7 në fakt u zhduk në boshllëk dhe askush nuk pa as avantazhin 1-0. E natyrisht as festën ikonike të CR7. Në fakt, Ronaldo ka shënuar dygolësh në këtë ndeshje, që përfundoi me fitoren e Al Nassr me rezultatin 4-3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *