• |
ide | kryesore

Dyshimet për përfshirje të Wagner në sulmin e Kosovës, zyrtarët zbulojnë detaje

Arkiva, Lajme, Të fundit
wagner grup



Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti deklaroi se autoritetet kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri.

Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se kishin pasur dhe informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.

“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, tha ai.

Ndërkohë, Kurti tha se komuna e Laposaviçit është shumë e madhe. “Në anën e Serbisë, afër kufirit ka shumë lëvizje. Edhe KFOR i di. Kemi qenë vigjilentë. Komuna e Leposaviçit i ka rreth 540 km katrorë, territor i madh dhe është kodrinoro-malor. Ashtu siç e dimë ne kufirin, e di dhe xhandarmëria e Serbisë.”, pohoi ai.

Lexo më tej: Putin urdhëron Wagner: Betohuni për besnikëri ndaj shtetit rus 



1 Comment

  1. JEBEMTI MAJKO druzhe Vucic!!!
    Ti je koka e antishqiptarizmit dhe ke mbashtetjen e Edvin bythqirit,kryeshkerdha e KOMBIT SHQIPTAR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *