• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 persona të tjerë në veri të Kosovës

Arkiva, Lajme, Të fundit
persona



2 persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit. Lajmi është konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas “Koha Ditore” ata janë arrestuar nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka bërë të ditur se po hetohet nëse ata kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës të dielën.

“Ata janë zënë me një sasi të konsiderueshme armësh. Mbetet të shihet nga hetimet nëse kanë lidhje me sulmet ndaj Policisë së Kosovës”, – ka thënë Elshani.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e me uniforma u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi prej tyre.

Nga aksioni janë konfirmuar 3 sulmues të vrarë e 6 të arrestuar. Është kapur edhe arsenal armësh, ndërsa disa sulmues të tjerë tashmë është thënë se kanë ikur e po trajtohen në spitalet e Serbisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *