• |
ide | kryesore

Gjithçka duhet të dini për përleshjen e armatosur në veri të Kosovës

Arkiva, Kryesore, Lajme
sulmi terrorrist zvecan



Një polic ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në veri të Kosovës, gjatë një sulmi terrorist që ndodhi në fshatin Banjskë në Zveçan. Nga sulmi mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku, ndërsa i plagosur mbeti polici Alban Reshiti.
Të dielën, autoritetet kosovare thanë se tre terrorriste u vranë gjatë sulmit, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, u arrestuan.

të hënën Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar se gjeti edhe trupin e pajetë të një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e të vrarëve.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 1.5 kilometra larg “vendit të incidentit”, një ditë pasi një grup prej dhjetëra personave të armatosur e sulmuan Policinë e Kosovës.

Polici i vrare ne Kosove, Afrim Bunjaku
Polici i vrare ne Kosove, Afrim Bunjaku

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, bëri të dielën një reagim fillestar lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës, duke i cilësuar ato vetëm si “akt të shëmtuar të një bande të armatosur kundër policëve të Kosovës”. Megjithatë në një njoftim të lëshuar nga zyra e tij pak kohë më vonë, Borell e ashpërsoi gjuhën dhe Bashkimi Evropian e ka emëruar ngjarjen në veri edhe si “sulm qyqar terrorist kundër Policisë së Kosovës”.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se autorët e krimit duhet të mbahen përgjegjës nëpërmjet një procesi hetimor transparent.

Ndryshe nga udhëheqësit perendimorë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndonëse e dënoi vrasjen e policit kosovar tha se incidenti ishte shkaktuar nga rebelimi i serbëve të Kosovës, pasi ata “nuk donin të vuanin më nën terrorin e Kurtit” dhe se ishte çështje kohe se kur do të ndodhte diçka e tillë.

Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.

Vuçiç tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën “as formalisht, as joformalisht”, por shtoi se është i gatshëm të bisedojë.

Personat që sulmuan policët e Kosovës mendohet se janë një skuadër prej 30 vetash, profesionistë ushtarakë, të armatosur rëndë. në orët e para të  së dielës, ata tentuan të ngrinin barrikada dhe kur policët e Kosovës tentuan ti pengonin ata qëlluan me armë. Ata u strehuan brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, që normalisht ka një lloj eskstrateritorialiteti nga ku janë dëgjuar herë pas here të shtëna armësh.

Dioqeza Rashkë-Prizren ka konfirmuar për mediat e Kosovës se brenda Manastirit të Banjskës u mbyllën një grup besimtarësh nga Novi Sadi dhe igumeni Danilo. Por ata thanë se njerëzit e arrmatosur ishin futur forcërisht në manastir.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se sulmi në fshatin Banjska të Zveçanit përfshinte “profesionistë” që përdorin armë të rënda. Në një konference për mediat, Kurti shfaqi disa foto të personave që kanë vepruar në veri. Ata duket që janë të armatosur dhe të veshur me uniforma kamuflazh.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun e e kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti gjatë konferencës.

Duke përshkruar pamjet, Kurti tha se ata janë vendosur pranë Manastirit në Banjskë të Zveçanit.

Organet e sigurisë dhe prokuroria do të zhvillojnë hetimet për t’i kuptuar këto uniforma të cilat siç shihet përveç xhipave, kanë edhe një autoblindë aty. E vëreni se ka një gjoksore që është tipike për uniformën dhe pajisjet në vendluftime. Është paraqitur një formacion i organizuar që ka ardhur të luftojë në Kosovë”, është shprehur ai.

Ndërkohë gazetarët janë interesuar nëse ka dyshime se personat që kanë hyrë të armatosur në Kosovë janë pjestarë të grupit Vagner dhe për këtë është përgjigjur zv.drejtori i policisë, Fehmi Hoti.

“Kemi pas informacione se individë të grupit Vagner mund të jenë përfshirë, por nuk e kemi të faktuar se janë aty. Si informacion jemi duke e trajtuar. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me KFOR” tha Hoti.

Ndërsa sot autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiqin, për organizim dhe pjesëmarrje në sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.

Gjatë një konference për media, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.

Ai tha se në bazë të dokumenteve që kanë gjetur Radoiçiq, është i lidhur me sulmin.

“Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit që, po ashtu, është në listën e zezë të SHBA-së, Millan Radoiçiq, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Millan Radoiçiqit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në veturën e parë në radhë atje dhe patjetër që dokumenti origjinal është në dorën e forenzikës”, tha Sveçla gjatë konferencës për media në kampin e njësive speciale policore në Mitrovicë të Jugut, ku policia ekspozoi armët dhe pajisjet që ka gjetur në vendin e ngjarjes.

Sipas tij, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.

Sveçla tha se, sipas informatave të deritashme, “gjashtë terroristë po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit [qytet në Serbi]”, ndërsa i bëri thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës. Ai tha se përveç tyre, edhe pjesëtarë të tjerë të grupit që mund të kenë ikur për në Serbi, duhet t’i dorëzohen Kosovës që të përballen me drejtësinë.

Ai tha se në bazë të informatave, disa nga pjesëtarët e grupit që sulmuan policinë ishin pjesëtarë të “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, që Kosova i ka shpallur si organizata terroriste më herët gjatë vitit.

Sulmi ndaj policisë së Kosovës vjen pas dështimit të dialogut politik në lidhje me zbatimin e planit franko-gjerman. Bashkësia ndërkombëtare fajëson Albin Kurtin që nuk pranon asosacionin e komunave serbe në veri të Kosovës dhe për këtë ka mbajtur qëndrime më të zbutura ndaj Serbisë.

Për pasojë, kur serbët sulmuan ushtarët e KFOR gjatë përleshjeve të dhunshme në veri, reagimi ishte i mekur. Kur serbët rrëmbyen tre policë të Kosovës, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte i vonuar dhe i paqartë, duke lënë hapësira për ndërhyrje të natyrës terroriste në veri të Kosovës që e destabilizojnë situatën.

NATO ka dislokuar 700 trupa shtesë për t’u marrë me trazirat në veri të Kosovës, që pas përleshjeve të dhunshme që ndodhën atje pas zgjedhjeve./Lapsi.al



29 Comments

  1. Nga gjithe deklaratat per vrasjen e policit shqiptar dhe plagosjen e dy te tjereve nga bandat kriminale serbe ne Kosove, ajo qe terheq vemendjen eshte deklarata e “politikanit” Basha se “Beogradi duhet ta denoje aktin dhe te distancohet”…

    Duket sikur Basha jeton ne boten virtuale, apo mos i lan fytyren Beogradit zyrtar qe i mobilizon e mbeshtet keto banda!!!

    1. Keta i kane kthyer kishat ne vatra terrori, del popi i tyre dhe thot se; “ne kishe jane strehuar nje grup besimtaresh nga Novi Sadi qe para disa minutash sapo vrane policet kufitare te Kosoves”. Pse nuk del shba+be qe te denoj teroristet dhe kishen ku fshihen dhe priftin qe i mbron?! Kush mbron, fsheh, ndihmon, terrorin quhet terrorist dhe mbeshtetur ne konventat nderkombetare antiterror te KS. OKB, asgjesohet, t’i jepet ultimatum terroristeve dhe proftinjve qe i strehojne ne manastir qe per 1 ore te dorezojne terroristet, ne te kundert te asgjesohen terroristet dhe ata qe i mbrojnr dhe i mbeshtesin ne kishe qofshin popa api dreqer e shejtane, terroristet jane terrorist, KAQ!

    2. NUK KAM PARE .AS DEGJUAR NDONJEHERE QE NJERZIT TE BEHEN KATIL ARMIK I VETES NDERSA VETEN E DUAN SHUM E PSE SEPSE U BEJN PADREJTESI TJEREVE NDERSA I MALLI ZOT E KA KRIJUAR QE NJE DIT TA PAGUAJN DHE JAPIN DHOGARI .EDHE PSE E DIN SE KAN HUMBUR DHE SKAN GJE TE TYREN NE TROJE SHQIPTARE AKOMA VASHDOJN ME SHPRES SE DO PERFITOJN DICKA KY ESHTE NJERIU SOTEM QE DUKET SI NJERI POR KA MBETUR VETEM SI PAMJE NJERZORE DERI SA TE MARRIN HAKUN QE MERITOJN ME VETSHKATRRIM.PLASNI NE ATE MEDHEF SE KURR SKENI PER TE FITUAR

    3. Medemek sipas këtij “komentuesit” të parë të këtij shkrimi, fajin kryesor për këtë ngjarje e paska Basha, pasi i ka bërë thirrje qeverisë serbe të “distancohet” nga terroristët.
      As kryeministri e as presidenti i Shqipërisë nuk e përmendën fare qeverinë serbe si organizatore të këtij sulmi, ndërsa Basha me këtë deklaratë e ka thënë hapur se pas grupit terrorist fshihet qeveria serbe e ata që “shpresojnë” se Vuçiçi do të ndryshojë mëndje në qëndrimet ndaj Kosovës.
      Përsa kohë që në qeverinë e BE , (Komisionin europian), ministër i jashtëm është spanjolli Borell e i ngarkuar prej tij për dialogun Serbi-Kosovë, dipllomati sllovak Lajçak, mga dy vende që nuk e njohin pamvarësinë e Kosovës, është naive të presim që Vuçiç të heq dorë nga pretendimi se Kosova është Serbi.

  2. Se mendonin keta nderkombetaret se fajin e ka Albini. Duke ber qorrin para klyshit Vucic dhe ukjut pas tij Putinit. Per cfar e marin me te mir Serbin kur ashiqarre eshte satelit I Rusis

    1. serbia feudale ja loz bukur lojen kokloqeve arrogante te evropes. Kshu ka katandisur ‘qyteterimi’ europjan.

    2. Nderkombetaret thonin se nuk eshte e vertete qe serbet po futen arme ne Kosove,aq sa edhe ambasadori gjerman ( qe une nuk e prisja) i u bashkua korit te Lajcakevrt e Eskobarevet . Po opozita kosovare a do vazhdoje me te fajesoje Kurtin?

      1. po KFOR qe nuk ngriti gishtin per ti kap keta te armatosur?

        Eshte e qarte qe dikush i lejoji te largohen . dhe kjo eshte bere me marreveshje me kfor usa dhe serbi.

        Terroristet serbe u larguan ne kembe. dhe te pakten 6 ishin te plagosur. Nje helikopter mund ti qellonte , ose mund ti priste rrugen dhe te arestoheshin te gjithe.

        dikush i la te ikte, por ne kembim te cfare se ?

  3. Filloi presion ndaj Albinit per te pranuar komunat serbe.
    Presion me stil te Azovit nazist ukr.
    Se njelloj vrisnin ruset ne donjesk e lubasnsk gjersa detyruan rusine te nderhyje.
    Po Albania mire qe s’ka byth te nderhyje por pse e dredh bythen me fatin e Kosoves.

  4. Keta i kane kthyer kishat ne vatra terrori, del popi i tyre dhe thote se; “ne kishe jane strehuar nje grup besimtaresh nga Novi Sadi, “qe para disa minutash sapo vrane policet kufitare te Kosoves”. Pse nuk del shba+be qe te denoj teroristet, kishen ku fshihen dhe priftin qe i mbron?! Kush mbron, fsheh, ndihmon, terrorin quhet terrorist dhe mbeshtetur ne konventat nderkombetare antiterror te KS. OKB, asgjesohet.T’i jepet ultimatum terroristeve dhe priftinjve, qe i strehojne ne manastir, qe “per 1 ore te dorezojne terroristet”, ne te kundert, te asgjesohen terroristet dhe ata qe i mbrojnr dhe i mbeshtesin ne kishe, qofshin popa apo dreqer e shejtane, terroristet jane terrorist, KAQ!

  5. Numërohen 60 nga 74 kutitë e Kukësit, Halilaj i PS mbi 4,500 vota para Vatës të “Bashkë fitojmë”,po salih karaxhici pse nuk flet per kete akt terrorrist te bere nga vellezrit e tij serb

  6. Gazetarja: D.m.th ti thua që kjo video u bë falas, u bë thjesht për idealizëm?

    Alma K: Dëgjo, u bë falas, kjo pyetja që më drejton sikur u bë falas, duket sikur i jemi vënë atij për t’i vënë një gjobë. Absolutisht… Unë kam qenë e punësuar diku edhe kaq. Dekonspiroi nga një pakujdesi,bushat shkruaj dicka per kete Almen e salihut qe e punsoje qe te bente nje gojore Safetit,qe te fitonte zgjedhjet ne kukes,salihu i dhjere por krenar

  7. Ne Kukës dhe në gjithë Shqipërinë alternativa e servirur si e djathtë nga koalicioni “BF”, në të vërtetë nuk ishte asgjë më tepër por një sallatë politike me mbetje të së djeshmes komuniste, të korruptuar të ngelur pa prenë e tyre; pushtetin e marrë me votën e njerëzve të ndershëm dhe të përdorur për interesa personale.

  8. Humbjen më të thellë, Berisha e kishte në komunën e Flamur Nokës, Shishtavec , ku Halilaj mori 871 vota, ndërsa Vata vetëm 377 vota.
    Kjo është një tjetër shuplakë brenda pak muajsh për Berishën pas asaj të zgjedhjeve të pjesshme të Rrogozhinës mbajtur më 23 korrik 2023. Kjo tregon se Berisha vijon të humbasë mbështjetjen dhe se shqiptarët po braktisin atë por dhe ata që i shkojnë pas.

  9. ore ketu kan lujt mendesh te gjithe.
    kish bo dhe franca nje deklarate ku denonte sulmin dhe…dhe..
    ”i bonte thirrje paleve te ulen ne bisedime” e bla bla bla.
    killerat serbe, me shtetsi serbe, te ardhur nga kufiri serb, te ikur po nga kufiri serb….
    S’ka pale qe bisedojne ketu.
    Njera pale merr pushken e shkon e vret palen tjeter…
    KURVAT, duke fillu qe nga kta tonet ketu e deri te ky i fundit ne paris mendojne se ”palet duhet te bisedojne e ne vecanti pala kosovare duhet te leshoje me shume
    WTF

  10. Kosova dëshmoi edhe një herë se është jo vetem një shtet demokratik, por edhe shtet i së drejtës.

    Lejimi i largimit të terroristëve serbe nga manastiri ku ishin vendosur të provokonin Kosovën e lirë, është tregues se ajo ka Presidente, Kryeministër dhe Qeveri që kanë marrë përsipër sic duhet edhe përballjen në tavolinën e llogjeve të Serbisë me emisarët ndërkombëtare mbështetës , por edhe ruajtjen e lirisë pas një shekulli robërie.
    “Lirinë e gëzojnë ata që në luftë për të shkojnë çdo ditë ” dhe Kosova e bën këtë historikisht, ndonëse me sakrifica sublime…

  11. në Shqipëri, është tashmë shumë e qartë, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, se ka diçka më të zymtë, më të jashtëligjshme, më pa etike sa gjithçka e imagjinueshme dhe e paimagjinueshme që mund të ndodhë në Shqipëri. Ai është Sali Berisha dhe rrethi i ngushtë i besnikëve që i ka mbetur. Besnikë të lidhur ngushtësisht me interesat familjare dhe pasurore të tij

  12. Edhe pse përballë një skandali, ku kryebashkiaku kapet në zyrën e tij duke bërë seks, dhe për më tepër në një bastion demokrat, Berisha jo vetëm që nuk arriti dot të fitonte, por përkundrazi, thelloi humbjen me shifra të frikshme.

    Dhe këtë radhë, nuk thonë dot as na vodhën e as na blenë, se humbja është e tillë, që nuk lë vend për asnjë justifikim.

    Ndaj dhe Sali Berisha, ka vendosur të heshtë.Zera thone qe eshte ne krevat ne vilen e tij ne lalez,e ka lene me goje dua te vdes prane detit.

  13. Të gjithë që i hakërrehen atij, kanë parasysh atë skenën, kur ai del menjëherë pas humbjes, thotë atë fjalinë klishe “kjo ishte vjedhja më e madhe në histori” e zgjedhjeve dhe pastaj premton se do hakmerret me protesta dhe do rrëzojë qeverinë e krimit.

    Kanë kaluar gati 48 orë dhe ai nuk e ka bërë atë që ka bërë gjithë jetën për 32 vjet.

    Pak u duket kjo?Shiko fytyren e salih karaxhic berisha te kuptosh fytyren e vellait te tij serb Radoicicit dhe i ke thene te gjitha

  14. heshtja eshte tregues qe dhe imbecilet me te flakte te Foltores kane nisur te mendojne, heshtja totale eshte tregues i tronditjes totale.

    Ky eshte moment teper i volitshem psiqikisht, sepse eshte momenti qe tregon se dhe fanatikeve me te medhenj u eshte tronditur bindja se Berisha mund t’i sjelle ne pushtet.

    1. Na cave Karin ti I pa emer me llafollogjine e zgjedhjeve te kuksit duke share Sali berishen tema e artikullit te lapsit eshte per kriminelet serb ne veri te kosoves po ti nuk ke faj se edhe gruaj edhe motra jote bejne gojore por Jane ne Pune dhe do I vjedhim zgjedhjet kete e di edhe budallaj sepse ju jeni fisqire dhe kujdes mos Dali ndonje video per motren tende ne jutub

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *