• |
ide | kryesore

Bilance lufte, mbi 276 mijë rus të νdekur në Ukrainë

Lajme, Planet



Prej fillimit të luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022 deri më 27 shtator 2023, numri i të vdekurve të ushtrisë ruse në Ukrainë është rritur në 276,990.

Këtë gjë e bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një postim në Facebook, sipas agjencisë së lajmeve ukrainase, Ukrinform.

Forcat ukrainase kanë shkatërruar 4,675 tanke ruse, 8,950 automjete luftarake të blinduara, 6,337 sisteme artilerie, 792 sisteme raketash të shumëfishta lëshimi, 534 sisteme të mbrojtjes ajrore, 315 avionë, 316 helikopterë, 4.948 mjete ajrore pa pilot, 1.529 raketa lundrimi, 20 anije luftarake, 1 nëndetëse, 8.792 mjete motorike dhe 927 njësi të pajisjeve speciale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *