• |
ide | kryesore

“Lefterit mirë ia bënë, çorbën e gatoi Bllako”/ Berisha: Alqit i kanë hequr akuzën e korrupsionin

Lajme, Të fundit
Berishës



Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Alqi Bllakos i është hequr akuza e korrupsionit dhe tani qëndron pas hekurave vetëm për shpërdorim detyre. Ai tha se Bllako, në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Mjedisit, bëri të gjithë procedurën.

“Veliaj ndërhyn në mënyrën më anti-ligjore në dënimin e Alqi Bllakos. Për aq sa është firmë në nivelin e tij, Alqi Bllako është më përgjegjës se çdo njeri tjetër në aferën e djegësve. Eshtë sekretari i përgjithshëm i të gjithë çorbës së djegësave. Disa informacione më thonë se e kanë çliruar fare nga akuza e korrupsionit. Nëse jam gabim, do ta tërheq. Atij nuk i është prekur 1 qindarkë nga pasuria e tij. Alqi Bllako ishte njeriu më i ngushtë i Erion Veliajt. Lefterin nuk e kishte për gjë. Lefterin e përdorën dhe mirë ia bënë. Në ministrinë e Lefterit, Alqi është personi përgjegjës direkt për të gjitha aferat për të tre djegësat.

A ndërhyri Erion Veliaj? Unë dëshirë kam të akuzoj Ramën. Por në këtë rast nuk mund të devijoj. Tani më rezulton se Alqin e kanë akuzuar për shpërdorim detyre, por jo për korrupsion. Ky është një akt i turpshëm. Akuzon për korrupsion Ahmetajn pse përfaqësuesi i tij në komision ka votuar pro, në një kohë kur të gjitha këto janë bërë nën mbikëqyrjen direkte të Alqi Bllakos. U ndala te Alqi se ky është më flagranti. Njeriu që ka çliruar Alqin nga vepra e korrupsionit është një kriminel kokë e këmbë dhe kurrë nuk do të shpëtojë për këtë që ka bërë”



10 Comments

  1. Vazhdoni vetem me denoncim…beni lloqe kavaje.. Agje nuk ndodh..kurrgje ndryshon. 32 vite tallava dhe rrjepje e gjallë e shqiptarve.. 900 mij kan ik do vazhdojne te ikin derisa te ngelin 500 mije

      1. Po o Berats, madje edhe te beje revolucion po e pa te arresyeshme, boll qe te ndryshoje situata per mire ne favor te popullit te cilin ajo perfaqeson.
        Ne se nuk e ben dot kete, perse duhet opozita, per garniture, per sfond gjoja demokratik?
        Keta e quajne veten politikane opozitare, gazetare e analiste jane te tjere.

        1. jan te thella keto pun. Po ndertohen kulla te perbashketa. Jan establishment, nuk jan opozit, jan partner biznesesh.

    1. Krejt sakt ..i 16.37. Establishmenti shpjegon status quote e Shqipërisë ne cdo aspekt. Tymin po e shohim dhe e vuajm cdo dite. Cmimet qe vetem rriten sepse duhen mbajtur UUUUP bizneset e pushtetit dhe opozites.. Hajt se do ja shohin dhe hallin ketij skenari kur konsumator dhe taksapagues te mbesin imvalidet

  2. ik ore bythqir na qeka Alqi Bllako, nje peshk i vogel pergjegjesi. Fillove ta dredhesh zotrote, po na amniston Lefterin e po rendon me akuza nje cironk te vogel. Kushedi si e ke hallin dhe ti. Ndoshta fillimi i hetimit te SPAK per kullen te beri dhe ty te ndryshosh mendim, akuzon nje cironk dhe nuk permend peshkaqenet. Salike Bejler Kulla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *