• |
ide | kryesore

Zbardhet νrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, 1 i arrestuar, 4 persona në kërkim

Lajme, Të fundit



Drejtori i policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj ka dalë paraditen e sotme në një konferencë për mediat, ku foli për ngjarjet e fundit kriminale që kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës. Ai tha se është zbardhur ngjarja që ndodhi në Hot të Ri, ku mbeti i vrarë, Valter Fjerza. Në pranga deri më tani ka rënë një person dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe autori.

“Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza.

Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë”, tha Hodaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *