• |
ide | kryesore

Tirana ndryshoi ditën, Partizani në Korçë: Egnatia ka mundësinë të ‘arratiset’

-Instant, F1, Sport
Tirana



Kampionati vazhdon të sprovojë skuadrat në ndeshjen e katërt në 13 ditë, por në javën e shtatë të Superiores mund të ketë zhvillime interesante. Egnatia ka mundësinë të provojë shkëputjen nga grupi. Një ndeshje jo e parezistueshme në letër e rrogozhinasve, ndërsa Tirana e Partizani kanë përballje delikate.

E para zbret në fushë sot, në orën 14.00, Egnatia kryesuese. Rrogozhinasit do të presin në Egnatia Arena Teutën. Ardhja e Edi Martinit ka sjellë një pikë në debutim, por nuk ka zgjidhur problemet. Durrsakët vazhdojnë të enden në fundin e renditjes, duke e bërë këtë transfertë shumë të rëndësishme. Të besuarit e Tetovës, nga ana tjetër, kanë një Dëamena në super formë: gjashtë gola në gjashtë ndeshje. Në 16.30 pastaj është radha e Partizanit, që është kërcënues për rrogozhinasit, duke patur edhe një ndeshje (me Teutën) për të rikuperuar. Të kuqtë do të jenë vizitorë në Korçë, kundër Skënderbeut që pas tre humbjesh radhazi u kthye të fitorja. Skuadra e Zekic është e vetmje e pamundur ende në kampionat dhe kroati do të doja të vazhdojë të jetë kështu.

TË HËNËN

Të hënën, në orën 14.00, Kukësi i ringjallur i Nicës do të provojë të marrë pikë edhe në shtëpi. Katër pikë në dy ndeshjet e fundit i kanë rritur besimin bluve, por Erzeni është një kundërshtar nga ata që nuk dorëzohen. Skuadra e Kapllanit do të dojë revanshin pas humbjes së papritur me Skënderbeun. Në orën 18.00 do të luhet edhe ndeshja më e rëndësishme e javës së 7. Dinamo e shumë luhatjeve, por që vjen nga një fitore me 10 lojtarë, do të presë Vllazninë. Skuadra e Di Biaggio ka katër humbje e dy suksese, gjë që e bën të jetë e dëshiruar për pikë. Shkodranët, në anën tjetër, pasi u ndëshkuan në Loro Borici nga Egnatia, do të kërkojnë të rikthehen. Memelli e di se skepticizmi është rritur për grupin që ai drejton dhe një fitore ndaj kryeqytetasve do të bënte punë.

TË MARTËN

E mbyll javën e shtatë të Superiores sfida e shtyrë: Tirana-Laçi. Bardheblutë duhet të luanin të dielën, por për arsye transmetimi, ndeshja u spostua të martën. Bardheblutë e Shehit, që sapo kanë pësuar humbjen e parë janë skuadra më e freskët, duke qenë se nuk e kanë luajtur derbin. Përballë do të gjejnë një kundërshtar në kaos, me një tjetër trajner të larguar, pas vendimit të marrë nga Skerdi Bejzade.

Lexo më tej: Nuk pëlqeu sjelljen e disa lojtarëve, ja prapskena e largimit të Skerdi Bejzade: Laçi i beson Mirel Josës

SUPERIORE, JAVA E VII

01/10/23
Egnatia 14 : 00 Teuta
Skënderbeu 16 : 30 Partizani
02/10/23
Kukësi 14 : 00 Erzeni
Dinamo 18 : 00 Vllaznia
03/10/23
Tirana 14 : 00 Laçi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *