• |
ide | kryesore

Zekic i tërbuar pas humbjes me Skënderbeun: “Kishim 20 minuta nuk bëmë asnjë rast”

-Instant, Sport
Zekic



“Çfarë të thuash pas një ndeshje të tillë ku kishim shanse por nuk shënuam? Por duhet të them gjithashtu që nuk kishim energjinë që na duhej sot. Sidomos në pjesën e dytë humbëm shumë herë topin e gjatë dhe të dytë. Ata kishin një situatë dhe ishte kjo penalltia”. Zoran Zekic bën një analizë të shpejtë të humbjes së parë në kampionat. Partizani ndoli i mundur 0-1 përballë Skënderbeut dhe tekniku kroat ka mbetur krejtësisht i pakënaqur nga lojtarët e tij.

Jo shumë për mënyrën e lojës së Skënderbeut, por për mungesën e reagimit të të tijve, që tregon mungesë vetëbesimi për të ndryshuar rrjedhën e një ndeshje që po shkonte keq. “Padyshim që më vjen keq – tha Zekic -. Ndëshkohesh gjatë një ndeshje në të cilën humb shumë shanse. Ky është futbolli. Shpesh kur vazhdimisht humb shumë shanse për të shënuar, përfundon kështu. Por jam shumë i inatosur pasi dakord, Skënderbeu shënoi një gol, por ne kishim 18-20 minuta dhe nuk krijuam një situatë normale”, tha Zekic pas sfidës.

GVOZDENOVIC: “LLOGARITË E PIKËVE NË RREGULL”

“Sot ishte fitorja e dytë ndaj kryeqytetasve, në fillim Dinamo dhe përsëri sot. Atmosfera ishte shumë e bukur dhe kundërshtari ishte shumë i fortë. Pjesa e parë ishte barazim, në pjesën e dytë e nisëm më mirë. Por Marko Alia ishte dy herë shumë mirë, pasi Partizani me 25 minutat e fundit krijoi 2-3 raste për gol. Por përsëri, ne reaguam shumë mirë dhe e meritojmë këtë fitore”. Ivan Gvozdenovic është i lumtur për suksesin e Skënderbeut të tij. Korçarët kanë tashmë katër fitore e dy humbje, duke dihatur pas Egnatias kryesuese në renditje.

Lexo më tej: Video/ Partizani fundoset në Korçë nga një penallti: Skënderbeu fiton me një goditje në portë

Luhatje ka për të gjitha skuadrat dhe fakti që edhe Partizani pësoi humbjen e parë tregon se ekuilibrat janë të mëdha: “Ky është kampionati shqiptar, është shumë i fortë dhe të gjithë janë aty. Nuk ka diferencë të madhe, se ne humbëm me Kukësin e sot mundëm Partizanin. Janë të rëndësishme pikët, jemi në rregull me to. Sot mbaroi kjo javë dhe do të jemi gati për javën tjetër. Por jemi shumë të kënaqur e të lumtur për fitoren”, tha Gvozdenovic pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *