• |
ide | kryesore

Armando Broja kundër Çekisë do të jetë, konfirmimin e jep Pochettino: “Asgjë serioze”

-Instant, Sport
Armando



324 ditë nga hera e fundit që e kishte nisur si titullar, Armando Broja u kthye nga minuta e parë me Chelsea në transfertën me Fulham. Një mundësi që 22 vjecari e kishte pritur shumë, gjatë kohës që qendronte jashtë fushës për shkak të dëmtimit të rëndë: ‘Është një ndjesi e pabesueshme. U bë një kohë e gjatë që e prisja. Kam qenë jashtë për shumë kohë dhe është bukur të kthehesh. Jam shumë i lumtur për fitoren e skuadrës dhe tani do të shohim përpara. Është një ndjesi edhe më e mirë për veten time, që shënova golin e parë të sezonit në ndeshjen time të parë si titullar, kështu që jam i lumtur”, tha Armando Broja pas ndeshjes.

Në ndeshjen kundër Fulham, shkodrani u zgjodh surprizisht në formacionin e parë nga tekniku Pochettino. Sulmuesi i kombëtares nuk zhgënjeu dhe ndezi londinezët që, në dy minuta, shënuan dy gola me Mudryk e vetë Brojën. Një performancë e vlerësuar edhe nga tekniku Pochettino e në fakt dukej mbrëmja pefekte, deri kur një dëmtim i ri i frikësoi të gjithë. Tifozët e Chelsea të pranishëm në Craven Cottage i dhanë Brojës një standing ovation ndërsa linte fushën e lojës, duke prekur kofshën në minutën e 65’.

Lexo më tej: Video/ Broja, britma e golit që priste prej një viti u mbyt nga dëmtimi i ri: shkodrani mban në ankth Sylvinhon

Por tekniku argjentinas i ka qetësuar të gjithë, përfshirë teknikun Sylvinho që mezi pret ta ketë në dispozicion për ndeshjen vendimtare për kualifikimin në Euro 2024 kundër Republikës Ceke: “Ndjeu diçka, por fola me të dhe më tha se nuk është asgjë serioze. Jam i lumtur për të dhe do të jetë gati për fundjavën” saktësoi Pochettino.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *